Op-ed

Shqipëria në sezonin e kampionatit “Rusi 2018”

Nga  | 

Silvi Bakiri

Turën tipike që i bën tërheqëse. Por, si kërkon të luajë Shqipëria duke ruajtur personalitetin e vet në rajon (politikisht)?

Ndërkaq, Tirana, si kryeqendër kulturore e Shqipërisë ka ndryshuar me ritme të shpejta. Përmirësimi i banorëve ( estetikisht dhe shpirtërisht) – dhe këtë e mundëson sërish dëshira për kulturë, jo gjithmonë sinkronizohet me atë çka është bërë Tirona. Më ngjan çuditërisht me disa skena “toidhje” me kryeqytetin gjerman, Berlinin; shpesh kërthizën e politikëbërjes globale: ku shihja edhe atje trendin e grupeve të djemve që ecnin së toku duke gërthitur, me një lloj proteste të nëndheshme për gjithçka individuale, largqoftë individualiste apo autentike! Pra, një si lloj urrejtje ndaj të ndryshmes, tipike e vendeve komuniste, që përmbush fiks “vullnetin për barazi” siç e quan Niçja – mosguximin për të qenë në turmë pa u njëjtësuar me turmën. Kjo nuk domethënë të duash të zhbësh realitete duke tjetërsuar, për t’ia ndryshuar faqen Tiranës, duke thënë se ajo është në fakt Stokholm, Madrid, Kopenhagen a Romë. Por Tirana ka ndryshuar, është modernizuar shpesh së tepërmi dhe po aq së tepërmi, me një kërkesë të çuditshme për të ngelur njëkohësisht vjetërsi artistike dhe pra një lloj Kruje, deri në barbari…() Shqipëria mund ta ndjekë, nëse nuk e tërheqim Tiranën për ta njohur, për ta rithyer në një kryeqytet që i përket vetvetes. I gjithë ndryshimi projektohet edhe te shqiptarët vetë, pra ne. Kështu që për të ndryshuar një vend, duhet të bëhet ndërgjegjësim kolektiv për reflektim individual, që të mos shohim një shoqëri në depre- sion, por njerëz të qartë, në kohën dhe vendin e duhur, pa megafonë ekskluzivisht politikë a pushteti.
Duke iu larguar çdo qasjeje personale apo aq më keq makiaveliste, vendit i duhet ristrukturuar klasa politike. Lidershipi. Mënyrat. Mendësia. Përndryshe do jetë pikërisht Tirana, që si një masë përherë në ndryshim të pandalshëm do kthehet eventualisht në Pekin dhe për rrjedhim edhe ne të gjithë, në entitete, që nuk do të njohin më Itakën e vet. Me dëshirën për të ikur, për fugë. Një Tiranë në gri në thelb nuk ka lidhje as me Europën. Duhet të rinjohim vendin, me një tjetër politikë. Me propozime përtej verbërive pushtuese, me ata dhe ato njerëz që dikur thoshin “Mjaft”. Edhe tani thonë “Boll”. Sepse njerëzit e këtij vendi nuk janë shaka që të meritojnë një mejhane. E as cirk që të meritojnë për kryeqytet, vendbanim apo vendlindje: një teatër. Kush nuk ia u ndjen lodhjen, le të ikë! Kush kupton, të flasë, të bëjë ‘ fair play’, duke mos luajtur, por duke parë seriozisht problemet.

(Gazeta Shqiptare, Qershor 2018)

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares