Frymëzime

O Shqiptar, sa të huaj e ke butësinë?

Nga  | 

4A3381AC-2360-4BB6-933C-719FDEB7E30A-417-0000005A1B83F422

S.Bakiri

Tender. Në anglisht. Mirëkuptimin, butësinë e të kuptuarit: lënien e tjetrit në reflektimet e veta, corpus në qejf të vet. Jastëk. Të ndjerit puplor, lozonjar. Edhe vetëm. Edhe me kë të të dojë e bardha zemër. Mjaft të ndjehesh vetja: jo vetja me mamin dhe babin në Sistemin Autonom. Jam autonom/e! Nuk më thua ti çfarë të bëj. Op, vetja! Tak, mos më çaj kokën. Dua të rri, të dembelosem. Unë dua të lexoj Çufon në 5 të mëngjesit. Dua verë esmere.

E8D4C155-8D68-4438-8C6B-495F6C1D8F27-417-0000005A3A713208

Edhe unë veproja ndryshe, ka rreth… ca si shumë që jam rritur. Paul Verlaine thotë te një poezi që i qenka shmangur google-it, së fundmi (lol), se ndonjëherë një dashnori i duhet përkëdhelje si e një motre. Kështu: pa kontroll të nëndheshëm, pa kontroll ku të na duhet të vemë helmeta. Por, me përkujdesje. Di ti ç’është butësia? Tenderness. Pavarësia. Të ndjerit mirë në lëkurën tënde. Synimi i dikujt, mund të jetë të të bëjë të jetosh përherë në të ardhmen: sikur jetë më të mira po zhvillohen diku tjetër. Ndërkohë që çelesi i qetësisë në çdo kuptim, është të jetosh në të tanishmen.
Një individ me prirje stakeruese ndodhi të kishte parë një foto timen, shkrepur në Durrës, të cilën unë e kisha titulluar: “The right moment was a second ago.” Bëhej fjalë për një fëmijë që luante me top në plazh. Stakeruesi ka menduar si mënyrë torturuese se si ta bëjmë dikë të ndihet përherë në momentin e paduhur, përherë gabim; e madje edhe pak të leshtë do thoja.

Sepse stakeruesi është qenie me prirje dukshëm skizofrenike. Mendon se ekzistojnë realitete të ndara. Për të mendimi është linear: nuk ndryshon kurrë… Hm. Po atëherë, pse u dashka koha për të kuptuar? U dashka sepse mendimi në afatshkurtër nuk është linear. Qëndrueshmërinë mund ta gjejmë vetëm në një periudhë më të gjatë. Apo jo? Po pra. Po atëherë, pse duhet të inferiorizojmë, flas për situata të vërteta, jo të stisura. Jo, situata akuzuese.

41F54A7F-F081-4F56-96E8-C3726408FE9B-417-0000005A3FCD7B62
Kris, faleminderit por kontrolli nuk me pëlqen. Faleminderit R që ke një jetë që i bie pianos, aq me përkushtim. E, po sikur të ekzistonte një Univers ku xhelozia nuk ka asnje kuptim.

D71B555C-D814-465E-9E27-919D71246988-417-0000005A48E3C304

Gjithçka vërtitet në fakt, rreth të kuptuarit dhe mbrojtjes, po! Të mosdorëzuarit, pa presione a shantazhe, që masin IQ çdo 13 sekonda. Q kupton. Sht. Queen thosh’ “I want to break free!”

Unë, si unë, them: “I just want to fuckin’ be free. No rules”.

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares