Letrart

‘Vetja në poezi’, e mundshme për Eir Plasarin

Nga  | 

IMG_2145

Eir Plasari, poetja e cila vjen për lexuesin shqiptar me “I flas së pamundurës” na befason thjeshtësisht përmes vargjeve, të një poezie frymëzuar prej vetes, si rrallëherë për poetët dhe poeteshat e reja.

Në Friend’s Book, Eir bie në sy vlerësueshëm edhe për shkak të natyrës së harruar të poezisë. Duke lexuar poezitë, kujtoj se sa e rëndësishme është të përqëndrojmë edhe botën e brendshme së bashku me natyrën, që detyrimisht të frymëzon. Çdo ditë. Eir e bën këtë suksesshëm, sepse flet në vetën e parë.

Mungoj

Mungova

Mungesa nuk ishim… ‘ E.P

Të punosh me histori gazetareske sipas asaj çka unë e quaj gazetari freelance, ose vullnetare, e njëkohësisht të vështrosh në universe që Eir ka ditur t’i pasqyrojë në libërthin “I flas së pamundurës”, të zgjeron vizionin, ndoshta drejt poezisë së të ardhmes. Një poezie të sinqertë. Fëmijërore deri në gjenialitet.

IMG_2144

Munguam gjatë krijimit…

Origjina

e cila duke na krijuar

e fshiu të gjithë esencën

e asaj që mund të kishim qenë…

A është edhe më e mundur t’i flasësh lexuesit me elegancën që kërkon, duke u përfshirë thuajse plotësisht brenda poezisë? Poezia ime me mua, poezia që flet bashkë me mua, si mua. Unë. Për një shkrimtare të re, të lejosh këtë ajër të ri në poezi është një dritare që fton edhe poetë të tjerë për ta parë njësoj poezinë.

Urime Eir

S.

 

 

 

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares