Letrart

Lumturia në gjetje a krijim te Mimoza Ahmeti

Nga  | 
IMG_2383

© silvi

 

Si dashuronin të vjetrit e Letrave? Kush e ktheu poezinë në këngë: Pa pathosin që i mvesh artit elementë të realizmit socialist.

Të fokusohesh te shpirti. A s’është patetike për kurmin në thela? Për Bukovskin po. Për Baudelaire, diçka. Për poetë të mëdhenj shpirti zbrazet haptas në letra, jo me penë e bojë si atëherë, por ashtu shkrihet me ndjeshmërinë e lexuesit.

Ku mbahemi kur nuk është dashuria? 

Ndodhet ajo te kërkimi? Te shtysa? Te paqja? Te harresa, jo.

“Një botë që bën breakdown, thyen egotizmin.” 

Përndrit qenien, pa u ndarë nga ekzistenca e vetëkuptueshme: një lidhje fine që poezia e Moza Ahmetit e tret, pa neurozë.

A kemi fuqi të bëhemi vetja? 

Marrëzia ndihmon pa u marrur.

Negativiteti është forcë, edhe për dashurinë. Për të vërtetat e pashme në sy, edhe më.

Nxitimthi shkruhen vargjet më të bukura. Madje, ato as që shkruhen.

Kështu formësohet lumturia e luhatshme, por më solide; pa vrap në drejtim të kundërt me vetveten. Partitizmi i poezisë është patetik në kujtesë, jo më në dyshimin se mund të ekzistojë ende, them.

Fine. Këtë kërkon të thotë Moza, pa ndonjë kërkesë tepër sublime në dëgjimin e shpirtit të saj. Plotësisht të pranishëm. Sepse gjithçka tjetër mund të jetë rrufitje, tërheqje hundësh, dridhje flegrash në brendësi të shumë flegrave, mungesë brenda pranisë; torturë, por jo liri.

Të krijojmë horizontin e vlerave pa u divorcuar nga ekzistenca! 

Edhe të besojmë te poezia, jo si spektakël i hamendësuar por si besim pa e shtruar pyetjen. E kërkon një shkrimtare e sofistikuar dhe e marrë mjaftueshëm.

A mund te shkëputemi nga poezia patriotike? 

Sipas Moza Ahmetit, Shqipëria nuk është zhguall, por është më e pasur. Për fat të mirë, kemi njohur nobilitetin, edhe pse jemi një nacion i varfër.

“Duhet t’i tregojmë Europës që ky vend ka rezonanca të rëndësishme.”

Dashuria si kryefjalë e të jetuarit dhe e veprës poetike të shkrimtares mund të përmblidhet me shprehjen që vetë ajo e perifrazon për lexuesit te Reja: Të mund të duash është më shumë se dashuria.” Por

“Perëndia bekon ata që e vazhdojnë maratonën.”

Çudia e ndërsistemeve është habi për mendimtarë klishe. Libri i Lumturisë e shëmb klishenë.

S

 

 

1 Comment

  1. kenneth

    Mars 12, 2019 at 11:02 pm

    Ӏ used to be suggested this web site via my cousin. I am now not certain whether or not this post is written through him as
    nobody else understand such distinctive about my trouble.
    You’re amazing! Thank yoս!

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares