Op-ed

Lulzim Basha dhe udhëkryqi i tij politik – intervistë me Roberto Caparrotta

Nga  | 

Silvi Bakiri

 

Si do t’i lëvizë gurët Partia Demokratike, në një fushë të minuar dhe në një çast vendimtar për të ardhmen e saj?     

Roberto Caparrotta, këshilltari i Lulzim Bashës  që në mënyrë të lirshme i qaset publikut dhe sipërmarrjeve, me pritshmëri bashkëpunimi edhe më të zgjeruar, mes bizneseve dhe politikës shqiptare; për të parën herë në Shqipëri ka thyer mendësinë e konsulencës, me një stil lidershipi që orientohet drejt fitimit, në terma politiko-ekonomikë. Sipas z. Caparrota, kryetari Basha ka qenë dhe vazhdon të mbetet lidershipi modern i cili ka për qëllim të modernizojë ndër të tjera edhe mënyrën se si do të vijojë të funksionojë politika, biznesi dhe sipërmarrja në përgjithsi. 

Cilat janë arritjet e Partisë Demokratike në lidershipin e Bashës? Po premtimet për vazhdimësinë e politikës së PD, sipas një filozofie dhe politikëbërje megjithatë të djathtë? Cilat do të jenë ndryshimet e pritshme apo më pak, në PD? 

Intervistë me Roberto Caparrotta, për Gentlewomen

S. Si është klima brenda Partisë Demokratike, dhe çfarë e bën këtë klimë të pëlqyeshme? 

R. Njerëzit. Nëse punon me njerëz me kulturë, është më e thjeshtë. Z.Basha e ka pastruar partinë nga kriminelët duke zgjedhur të punojë me një staf shumë të përgatitur. Partia Socialiste vazhon të jetë një forcë politike e inkriminuar.

Sa këshilltarë ka z.Basha në stafin e vet? Po e ardhmja e Lulzim Bashës në PD?

Nuk di ta them me saktësi sepse varet prej punës dhe punëve. Lulzim Basha kërkon të krijojë qeveri anti-mafie.

Si po shkon ‘Veting- u’ në dy partitë  e mëdha; si konceptohet ky proces në secilën prej tyre?

Qeveria nuk e pranon Vettingu- n. E vonon. Dekriminalizimi nuk lejon asnjë person të jetë pjesë e Administratës. Ka shumë persona të inkriminuartë përfshirë në politikë dhe në Administratën shtetërore. Ka plot 130 të tillë të përfshirë.

Cilat janë vendet e punës në Shqipëri? Përveç vendeve që dimë rëndom, tashmë ekzistente prej vitesh, e që gjallojnë jo gjithnjë në mënyrë energjike. Flasim për call center- at apo edhe disa Real Estate. 

Në Shqipëri ka punë dhe taksa më të ulta. Investitorët nuk vijnë në Shqipëri, por shkojnë në Maqedoni, në Mal të Zi etj, kur shohin kushte që nuk favorizojnë bizneset. Call Center- at kanë punësuar shumë studentë shqiptarë, kështu që janë një biznes i rëndësishëm për ne.

Pushteti politik në Shqipëri: Sa tërheqës është pushteti brenda PD- së? 

Politika është një punë. Duhet luftuar në profesion për të bërë pastaj edhe politikë të mirë. Pushtetin e ka publiku, por jo me protesta politike. Pushteti është i pranishëm tek Edi Rama, jo te Partia Demokratike.

Cili prej politikanëve është imun ndaj sëmundjes së pushtetit?

Ekipi partiak duhet të përshtatet me logjikën e partisë. Përgjithësisht, pushteti brenda partive krijohet me blerje votash.

Po biznesi, çfarë pushteti gëzon në Shqipëri?

Tenderat sot nuk bëhen në rrugë ligjore, prandaj pushteti nuk është gjithnjë i drejtë.

Si e përshkruan Lulzim Bashën, me një fjali? 

Lulzim Basha është një njeri me kulturë. Basha është sulmuar dhe goditur shpesh herë, por ka përdorur kurajon për ta çliruar me aq sa mundet Shqipërinë nga krimi, duke e distancuar atë nga politika. Kur je në pushtet, politikani e ka vetë në dorë se si do të veprojë.

Kush e ndihmon PD- në? Cilët janë aleatët e Bashës?

Për momentin jemi në opozitë por po bëjmë dhe do të bëjmë ç’është e mundur për të rregulluar situatën politike.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares