Personale

“Ju dhe Ne’ Po ‘unë?”

Nga  | 

Është më e tmerrshme të përdhunohesh me mospranim dhe krenari nga ai i llojit më të ligë. Por e tillë është jeta në vendlindje e shumë vajzave të cilave iu duhet të vuajnë moskuptimin e tyre në thelb. Disa largohen. Të tjera bëjnë kompromise, edhe të dhimbshme, me dhimbje ose përndryshe përypin provincializmin. E dimë për ç’provincializëm flasim…

Të shohësh në pasqyrë veten te dikush tjetër. Mund të tingëllojë e largët për shumëkënd e madje bezdisëse për të tjerë. E vërteta është se në gjaknxehtësi e sipër, Urani kur dhunoi Besën,… ah sa vështirë e kanë shkruesit t’u shpëtojnë konteksteve paranojake. Pale neurozave. Mashtrimeve. Harbutërisë së shoqërisë. Injorancës. Përdhunimit me fjalë e vepra. E pamundur veç, t’u ikësh diejve.

Ç’më duhet mua se ç’bëj unë” është sentencë a shprehje autike, ku tjetri, si qenie më vete, me individualitet dhe të drejta për të menduar dhe për të folur duhet të krijojë atë qe disa e quajne karakter, e disa të tjerë shtyllë kurrizore, që jo detyrimisht na bën parimorë pandryshueshmërisht, por ama na ngulit fort disa parime; të cilat fillojnë te vetja dhe përfundojnë aty ku “preket” tjetri.

(këtu nuk perfshihet individualizmi, por egoja e domosdoshme për t’i thënë vetes gjërat e duhura – në intimitet eksluziv me veten).

Emërues i halleve prej ‘mejhaneve të turpit’ (nëse mund t’i quaj kështu historitë e njerëzve të bukur) në Shqipëri dhe Kosovë, ku ndodh të lodrojnë femijë si hajdutë dhe të rritur si fëmijë, është papërgjegjshmëria. Si edhe mungesa e vendimarrjes, atëher kur ndodh krenarisht. Edhe pse nuk flasim në këtë rast për shenjtërinë dhe rëndësinë e dinjitetit njerëzor dhe sedrës ndonjëherë, përkatësisht të vajzave, të grave dhe burrave, por për dinjitetin e një vendi, të një Kombi dhe po, të rëndësisë së gjithësecilit që ka një emër, qysh kur vjen në këtë jetë. Disa e kapërcejnë vetveten. E harrojnë. Disa, mbeten aty.

gw

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares