Op-ed

Pse vuajnë vajzat dhe gratë nga moskuptimi dhe keqkuptimet

Nga  | 

Silvi Bakiri

Të menduarit e tepërt dobëson mendjen, por duhet pranuar që të mendosh, ndonjëherë, do të thotë të bësh zgjedhjet e duhura në rrugën a rrugëtimin që çdo individ mbi 18 vjeç (burrë apo grua) duhet ta ketë, të paktën menduar si rrugën e duhur drejt rritjes shpirtërore, akademike dhe në përgjithësi, personale – që i përket ngushtësisht talentit të idividit/personalitetit. Pa individualitet nuk mund të ketë diversitet vlerash. Ky i fundit nuk është se ka si synim të shkartisë nocionin e së mërzitshmes, rutinës, klishesë, por ka si tendencë të sjellë mendjehapësi, modernitet (edhe eksperimental, në fusha të ndryshme e veçanërisht në arte: pikturë, letërsi, muzikë, kërcim, kinematografi.
Çfarë dua të bëj? Ku dua të arrij me zgjedhjen që po mendoj të bëj, a ka vizion kjo apo ajo zgjedhje, apo është diçka e çastit që nuk më sjell asnjë vlerë të shtuar?
Të gjitha këto pyetje i duhen drejtuar vetes, së bashku me kontradiktat përkatëse, pasiguritë, problemet, ngacmimet që zëri i brendshëm ia drejton vetvetes. Me kusht që ngacmime të atilla, të bëhen shkas për rritje në hierarkinë personale që çdo njëri prej nesh e ka të përcaktuar, prej piramidës së vlerave në shkencat sociale, duke u vendosur/përcaktuar në rastin e sistemeve oligarkike (që mbartin shumë risk në këtë përcaktim dhe kuptohet pse) apo duke e vetëpërcaktuar (kujdes prej autoreferencializmit, sloganizimit të gjithçkaje, citimeve të vazhdueshme) pozicionin në sisteme më fleksibël, të përshtatura edhe sipas eksperimentesh sociale të njohura dhe të studiuara.
Dihet që në bazë të kërkesave të secilit prej nesh, qëndron të ushqyerit. Pastaj, me radhë: të veshurit, socializimi, vetëaktualizimi. Nëse individit mesatar i kërkohet të vetëpërcaktojë shkallën e vetëaktualizimit (arritjes së realizimit të talenteve/talentit) duke e mbajtur të shtypur në nivelin e parë ose të dytë, kur, pra, në atë çast i është kërkuar të kapë qiellin, atëherë shohim njerëz të keqkuptuar në mënyra nga më të çuditshmet.
Meqënëse ne, gratë pësojmë shumë më tepër prej nga sa fitojmë, detyrimisht që ndrydhja më e madhe – psika e ndikuar me qëllim për t’u përmirësuar, por në situata jo të përshtatshme (presioni apo mungese), shkakton sërish edhe në këtë rast: gra të keqkuptuara, të moskuptuara, me një fjalë të ndrydhura, shumë më tepër se sa burrat që pësojnë të njëjtën “kërkesë” në mungesë ose presion.
Imagjinojmë pak presionin karshi vajzave dhe grave të bukura krahasimisht me një burrë mesatar. Por, presioni fillon dhe mbyllet me mashtrim. Me shpifje. Me hamendësime nga më të paqënat, me dyshim të vazhdueshëm për

Talentin
Besueshmërinë
Mendjen
Bukurinë
Moralin (në kontekst)
Dëshirat
Seksualitetin
Ngrohtësinë

Të gjitha, përballë injorancës. Imagjinojmë kërkesa dashurore për ta “trashur” ‘tjetrën’. Imagjinojmë gra kundër grash në një arenë ku përveçse mungon komunikimi, mungon njohja, që le vend gjithnjë për interpretime, zgjatime, kameleonizime, të pafundme. Si Meduzë. Apo, për diplomaci shkatërruese, përzgjedhje preferenciale partnerësh ; eksluduese. Eksludim me pasoja për të dashur që ia u ka ënda të duhen. Në thelb, keqkuptimi ndodh prej mungesës së komunikimit. Prej komunikimit të personalizuar ose të kodifikuar. Inatit, me qëllim për ta shprishur, për ta degraduar, fahehur për keq, linçuar, manipuluar, ofenduar dhe lodhur tjetrin.
A ekziston mjaftueshëm besim te vajzat dhe gratë, aq sa shkrime të tilla të bëhen thjesht një fletë më shumë në killing time- in e një mbrëmjeje? Vetëm në rastet kur tejkalojmë vetveten, dhe përpara njerëzve iu shërbejmë gjërave të mëdha.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares