Personale

Të mund të mendojmë pozitivisht

Nga  | 

Silvi Bakiri

🌿

IMG_3139

Gjatë rrugës Zagreb-Lubjanë, bora bie jo aq dendur sa muajin e shkuar, por me tendencën për ta ripërtërirë natyrën pak më të ashpër në temperatura të Sllovenisë. FlixBus ndalon për pak rrugëtimin në Marché, në Lubjanë: Një vend i vogël, por me një ajër tepër të ngrohtë ; gati të kristaltë, i cili mbizotërohet kryesisht prej biznesit të vogël. I tillë është edhe Marché.

Natyrisht, ngjyrat e brendshme të ambjentit sfumohen prej aromave të ëmbëlsirave, me gjasë tipikisht vendase. Dua t’i njoh njerëzit e këtij vendi, por me ç’duket, ashtu sikurse amerikanëve, punën e kanë të parën. Buzëqeshin pak dhe punojnë shumë. Por është e qartë që i gëzojnë të dyja cilësitë.
Ëmbëlsira, arushë pelushi, sende zbukuruese tradicionale, suvenire të drunjtë, aromëra dhe kontakt me natyrën! Këtë genuinitet më përcjell këndi ku ndalojnë udhëtarë e turistë.
Lubjana është në ndërtim. Hotele madhështore, që ende nuk kanë dalë prej ortekëve të borës, në pirg e përfaqësojnë.

Në thelb, një vend i ngrohtë, mikpritës, i pazëvendësueshëm për vendasit dhe për këdo që e viziton!

Të menduarit pozitiv e bën vendin, por edhe e kundërta.

Pozdrav iz Slovenije

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares