Prijëse

Çfarë e bën të veçantë Melania Trump

Nga  | 

IMG_3288Diçka për Melania Trump / The Lily

Menjëherë pas inaugurimit të Presidentit, Melania Trump u tërhoq prej syrit të publikut duke u kthyer në Trump Tower në New York për afro 6 muaj për t’u kujdesur për djalin e tyre Barron, e gjithashtu për t’u trajnuar prej një stafi që e ndihmon për të përfaqësuar SHBA- të si Zonjë e Parë në Shtëpinë e Bardhë. Pak kohë pas angazhimit në Shtëpinë e Bardhë Melania Trump u duk sikur do të shkëputej prej daljeve të vazhdueshme. A do të funksiononte Shtëpia e Bardhë sipas organikës normale, me mungesën e Zonjës së Parë, e cila po përgatitej për t’u shfaqur publikisht në detyrë? A do t’i interesonte asaj ta përdorte platformën që shoqëron këtë pozicion? Donald Trump iu përgjigj këtyre pyetjeve pasi ajo erdhi në Washington. Periudha e parë pas zgjedhjes së Donald si President i SHBA- ve, do të ishte më shumë në pozicionin e bështetëses së bashkëshortit, me një prezencë larg vëmendjes, me disa foto të kuruara dhe disa deklarata të shkurtra në rrjetet sociale.


“Melania është një Zonjë e Parë ceremoniale.” tha Myra Gutin (autore e “The President’s Partner). Sipas drejtores së Komunikimit të Melania Trump Stephanie Grisham, gruaja e Presidentit është e përqëndruar plotësisht në detyrën e saj mbi të gjitha edhe si mbështetësja kryesore e Donald Trump.


Gjithashtu, Melania pak kohë më pas është parë në shoqëri me fëmijë dhe të rinj, të cilët i ka mbështetur financiarisht. Ajo është fotografuar edhe me të rinj të tjerë të cilët duan të rehabilitohen prej drogës.


“Asnjë fëmijë nuk duhet të ndihet i uritur, i kërcënuar, i frikësuar, i terrorizuar, i përndjekur, pa rrugëzgjidhje.” Duhet t’i mësojmë atyre vlerën e empatisë, mirësjelljes, integritetit dhe të qenit të zotët për jetët e tyre jashtë çdo sistemi të mirëmbrujtur me gënjeshtra dhe negativitet.


Diçka për Melania Trump

Melanie është ish- modele sllovene, seks simbol e si e tillë ka qenë gjatë gjithë kohës e sulmuar dhe e paragjykuar, siç ajo vetë ka thënë.

Garderoba e Melania Trump ndryshon prej garderobës së Zonjave të Para të Shteteve të Bashkuara që ka pasur Amerika deri më sot.

Gjatë shfaqjes në evente dhe ceremoni të ndryshme Melania Trump ka përforur T-shirt e me mesazhe, duke sjellë kështu një imazh casual dhe kontrovers. / Përkthyer për Gentlewomen

1 Comment

  1. Christoper Huffman

    Mars 20, 2019 at 2:51 am

    Hello

    I had visited your store last week, and I saw a very nice T-shirt i wanne buy.
    But I have a question, today I wanted to order it, but can not find the t-shirt anymore in your store.
    it looks like the first picture on this site http://bit.ly/Tshirt4323
    Mail me if you are going to sell it again.
    I hope soon so that I can place an order.
    I’ll wait.

    Yours truly

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares