Psikologji

Hormonet dhe ndikimi i tyre në shëndet

Nga  | 

Tendenca dhe parandalim 

Oksitocina është e njohur për faktin se lidhet ngushtësisht me marrëdhëniet njerëzore, por kërkimet shkencore vërtetojnë se oksitocina ka edhe një anë të errët.



Hormonet janë parë gjithnjë në një dritë të qartë, por duke mbetur të paqarta plotësisht, për sa i përket ndikimeve fiziologjike dhe psikologjike që shkaktojnë në qeniet njerëzore. Për shembull, testosteroni, është hormoni përgjegjës për sjellje jo të mira. Oksitocina luan në mënyrë virtuoze një rol të kundërt, duke shkaktuar ndjenja ngrohtësie në trupin tonë.

Por hormonet nuk mund të ndikojnë substancialisht në ndjenja dhe sjellje. Mesazherët kimikë të tyre ndikojnë përmes receptorëve në funksionimin e trurit – me efekte të mira ose më pak. Në rastin e oksotocinës kërkimet kanë provuar se ekziston “një anë e errët” mbi ndikimin që ato kanë në të ashtuquajturin “hormon i dashurisë”. Ky hormon çlirohet prej hipotalamusit. Oksitocina luan një rol tepër të rëndësishëm në sjelljet njerëzore (Human Behaviors). Ajo lehtëson lidhjet shoqërore, duke ndikuar drejtpërdrejt te stresi, ankthi, depresioni.

Gjithashtu oksitocina ndikon në lidhjet mes nënës dhe fëmijës, në procesin e dashurimit midis partnerëve dhe çlirimin e trupit gjatë orgazmës, duke përmirësuar edhe lidhjet intime. Disa mund ta konsiderojnë edhe si përbërësin magjik të besimit.

Megjithatë, i njëjti përbërës i cili na ndihmon të ndjejmë ngrohtësi në familje mund të japë efektin e kundërt –  deri edhe ndjesi që dëshirojnë fatkeqësinë e të tjerëve. Sipas psikologëve, oksitocina ushqen ndikime për sa i takon etnocentrizmit, ksenofobisë, konfliktet ndër-etnike apo midis grupimeve. Në vitin 2010, sociologu Carsten K. W. De Dreu raportoi një seri eksperimentesh që treguan se hormoni në fjalë mund të ndikojë në ndjenja mosbesimi të thella karshi ‘të tjerëve’.

Eksperimentet, e publikuara në gazetën Science, që grupuan disa individë, pasi u kryen, vërtetuan se oksitocina ndikonte që këto të besonin shumë më shumë brenda grupimit dhe shumë më pak gjithçka ‘jashtë grupimit’. I njëjti konkluzion vlen edhe për ndjenja etnocentrizmi dhe të menduarit limitues njësoj, i cili ndikohet nga të menduarit pa bazë, ose paragjykimi.

 

“Kur sheh religjione, kultura dhe qasje të ndryshme kupton mjaft paradokse.” shprehet De Dreu në studimin e tij.

 

Studime të tjera kanë vërtetuar se oksitocina ushqen në një mënyrë të caktuar besime religjioze, si edhe rrit ndjenjat spirituale, pozitivisht ose negativisht.

Ndërsa duket sikur oksitocina frymëzon dashurinë, në fakt ajo mund të ushqejë urrejtje dhe lëndim. 

Studimet provojnë se gjatë përdorimit të “hormonit të dashurisë” nuk duhet të anashkalohen mesazherët kimikë me benefitet përkatëse, por edhe me pasojat e dëmshme; që mund të manifestohen me turp/turpërim dhe pështirosje./ Përkthyer për GW

 

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares