Op-ed

Bullizmi (përndjekja, fantazia)

Nga  | 

Silvi Bakiri

Mund të ndodhë edhe ndaj moshave te vogla. Gjykimi, të menduarit e formatuar, a nuk na bën antipatikë, apatikë, të strukur? T’i ‘ngjitesh’. T’i bësh të kuptojë thellësisht se nuk gëzon asnjë të drejtë më vete: Ti je çfarë them unë.

Ose ta kthesh dikë në qenie një-dimensionale. 👩🏻‍🍳

[Për shembull: Nëse je pastruese, atëherë, nuk duhet të komunikosh me fëmijët.]

Kërkesa e llogarisë pas çdo mendimi, absolutisht, është gjithashtu faktor kufizues; për artistët edhe më shumë. Dihet se egoja është përcaktuese për keq nëse është tepër dominuese në përditshmëri, domethënë në karakter. Shkrimtarët kanë ego të madhe. Muzikantët po ashtu.
Më mirë të shkatërrosh egon personale (personalitetin) se egon profesionale (talentin)… Prandaj shohim më shpesh artistë të dehur. Më e mira do ishte të mos shkatërrohej asnjëra!

[Një artist duhet te vdese shpesh, megjithatë. Përndryshe rrezikon të bëhet i mërzitshëm; të humbë frymëzimin, respektin për punën e tij.
Një menaxher, nuk mund të përcaktojë mendimet që ka një gazetar, por mund te përcaktojë axhendën e tij.]

Eksperienca tregon çdo ditë se bullizmi mund të jetë edhe i formës persekucion (duke shpifur/shpikur). Personi mund të mos ketë asnjë arsye për ta bërë, por e bën thjesht për ‘gjimnastikë mendore’: provokon mendime që stimulojnë veprime tepër negative. (Lojëra mendore)

Raste të tilla, mund të kenë pasoja të rëndësishme afatshkurtra te njerëzit: te persona të njohur apo të famshëm. Kujtojmë gjithashtu pasojat afatgjata që mund të kenë ato në ‘psiqikë’ e për rrjedhim në jetë. (Dimë se ndryshimi i psikës ndikon sjelljen dhe ndryshimi i sjelljes ndryshon personalitetin)

Përse persekutimi në kohë moderne lidhet më tepër me gratë e hedhura? Sepse përbën rrezik, për kë ?
Çfarë është një kurvë? Thelbi i varfërisë mendore dhe shpirtërore, apo sinonim i joshjes? Një person në nevojë?

Në këtë kuptim, a jemi duke dashur të pozicionohemi si kurva e dikujt, apo ndryshe. Dhe nëse dëshirojmë diçka duke kuptuar “pse- në tonë”, atëherë pse duhet të përballemi me “përndjekësit”?

A nuk është përndjekësi një psikopat dhe personi që dëshiron të jetojë qetësisht, një “i jashtëm”?

Po.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares