Prijëse

Ti që je këtu dhe nuk je atje!

Nga  | 

“Ky nuk është një vend për të ndrojtur!”

Sepse ke kuptuar se vendit i duhen aftësitë dhe talentet e tua.

Sepse ke kuptuar se leksionet më të mira nuk janë çështje kohe, por janë tani, këtu.

Sepse ke kuptuar se personat e dashur nuk mund t’i lihen në dorë askujt përveç vetes.

Sepse ke kuptuar se ndryshimi i takon të rinjve dhe të rinjtë nuk kanë huqe prej së shkuarës.

Sepse ke kuptuar se e tashmja dhe e ardhmja nuk kanë asnjë lidhje me “Mafian”.

Sepse ke kuptuar që Lidershipi bëhet për të udhëhequr (të tjerë).

Sepse ke kuptuar që këta të tjerë janë votuesit dhe si të tillë duhen kuptuar. Sepse ti vetë ke qenë një votues. Sepse të votosh nuk është lojë fëmijësh, por kërkon përgjegjësi morale, juridike, personale dhe shpesh, edhe familjare. Sepse dinjiteti i votës dhe dinjiteti i personit janë e njëjta gjë.

Sepse vota e nesërme fillon të përcaktohet sot.

Sepse vota e sotme mund t’i takojë edhe së shkuarës nëse ministri, Kryeministri, deputeti, Kryetari i Parlamentit apo Kryetari i Bashkisë nuk e justifikon. Sepse askush nuk mund të bëhet pengesë e talenteve të një qeverisjeje tjetër. Sepse nuk mundet, që askush të bëhet pengesë në mënyrë që këta të rinj të bëjnë përpara dhe të marrin stafetën.

Sepse ti duhet të kesh ndërgjegjjen politike, njerëzore, përuljen dhe elegancën që t’i japësh të drejtë dhe të promovosh vlerat e kujt ka pësuar gabimet e tjetërkujt.

Sepse çdo i ri dhe e re është në kohën dhe vendin e duhur për të qenë lider me të drejta të plota, në karrigen e duhur, me përkrahësit e vet.

Sepse të festosh demokracinë do të thotë të vazhdosh misionin e Azem Hajdarit. Pra, është detyrim! Sepse demokracia nuk është më çështje ambiguitetesh, hijesh, moskuptimesh. Por është qashtërsisht problem i së sotmes, e cila me pak kurajë dhe mbështetje mund të jetë realitet i ëndrrës që vazhdon. Çdo ditë. Për ta përmbushur edhe social-demokracinë e Musine Kokalarit.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares