Prijëse

“Mami, dua të udhëtoj”

Nga  | 

Tereza ka dëshirë të udhëtojë çdo javë në një destinacion të ri. Pasioni i saj janë sportet ekstreme. Të gjithën e sheh si një eksperiencë që kërkon jo vetëm guxim por edhe klasin e mjaftueshëm për ta bërë duke ruajtur imazhin, i cili është i rëndësishëm për të ardhmen e saj në politikë. Katër muaj në vit ajo ia dedikon njohjes së kulturave të ndryshme.

Erla është e apasionuar pas gjuhëve të huaja, shkrimit dhe një vizioni që mund ta bëjë të famshme dhe të suksesshme. Ajo

mendon se shoqëria njerëzore është e pasur me talente dhe këto talente e frymëzojnë për të ecur përpara si shkrimtare por edhe si pjesë e botës së “show- t”.

Ana është e përfshirë nga kauza e të drejtave të grave. Ajo

përpiqet të ndihmojë këdo që ndihet e shkelur dhe e presionuar prej grave të tjera ose burrave patriarkalë. Puna si bankiere e shkëput prej ëndrrave por nuk e bën të harrojë se misioni i saj shtrihet në kohë dhe ka të bëjë me faktin se gratë në politikë janë një forcë e rëndësishme dhe e pazëvendësueshme.

Tereza, Erla dhe Ana ndihen të abuzuara prej kujtdo që nuk beson apo beson më pak në ëndrrat e tyre!

Megjithatë, secila prej tyre (më pak apo më shumë) ‘vdes’ dhe ngjallet çdo ditë prej kafesë së mëngjesit me nënën, dhe prej ndonjëherë selfie.

gw

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares