Personale

Sikur të isha Presidente e Shqipërisë

Nga  | 

Nuk do diskutoja me askënd poshtë nivelit që e kërkon pozicioni (për gjëra që i takojnë pozicionit).

Nuk do bëja konkurrencë meskine, madje nuk do merresha aspak me konkurrencën.

Do vlerësoja bashkëpunëtorët dhe miqtë e vjetër, edhe në profesion. Por veçanërisht si Presidente.

Do merresha me probleme dhe problematika unike për t’i zgjidhur ato institucionalisht.
Do kuptoja vlerën e fjalës. Mbajtjes së fjalës. Respektit dhe shtrëngimit të duarve.

Do mbroja çdo bukuri nga gomarllëku. Do i lejoja të ishin vetvetja: djem dhe vajza.
Do studioja me vëmendjen më të madhe anët e forta dhe do t’i jepja prioritet jo Dorian Grei- ve por të mençurve, edhe atyre që vijnë prej lokaliteteve, fshatrave dhe provincave.

Do kuptoja me pjekuri familjen.
Do sfidoja çdo egoizëm fëmijëror për t’u rritur personalisht: si qenie. Profesionalisht (si Presidente potenciale)
Do bëja durim. Do kuptoja se emocionet dhe pasionet e njerëzve të dashur shpesh i referohen vetëm emocioneve dhe jo të vërtetës sime!
Do studioja dhe lexoja pa fund për të bërë diferencën e vetes përpara dhe asaj pas nëpërmjet kuptueshmërisë që e sjell veçse dituria.
Do lejoja krenarinë time të tejkalonte modën, ngushtësinë, meskinitetin.
Do kuptoja se ‘thika’ (keqdashësia) ekziston por nuk ka asnjë lidhje me bukuritë.
Do kuptoja se si çdo njeri edhe unë gaboj, e për këtë arsyeje me përulje do rishikoja të shkuarën.
Do kuptoja se të jesh Presidente kërkon seriozitet dhe përgjegjshmëri. Elokuencë. Pse jo: gjenialitet.
Do kuptoja. Dhe nuk do harroja. Asgjë.

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares