Psikologji

Të gjitha fajet i ka “nëna”

Nga  | 

E vetmja mundësi që nëna të jetë plotësisht përgjegjëse për fëmijët e saj është vetëm në rastet kur fëmijëve u ndalohet të funksionojnë normalisht. Flasim për raste të veçanta por edhe të jashtëzakonshme; raste kur ndalimi apo ndalesa vjen prej instancash përgjegjëse për funksionimin e shtetit, jo për funksionimin e marrëdhënieve private/personale.

Si me thënë: Shteti mund të përgjigjet për Gesin e Tupes, ashtu siç duhet të përgjigjet për problematkën e personave me autizëm. Ndërkaq  nëse shteti nuk merret aspak me problematikën, por vetëm me veten, z. Tupe do të ‘detyrohet’ ta shkarkojë mungesën dhe talljen diku tjetër në mënyrë vicioze. Pra, faji nuk është i Tupes.

[Gjithashtu, nëse Gesi nuk do të bllokohej (supozoj), natyrisht që edhe për familjen do të ishte më e thjeshtë.]

Pra, sistemi përcakton familjen dhe familja përcakton anëtarët deri diku. Nuk mund të ketë atë fuqi që të përcaktojë plotësisht, ashtu sikurse anëtarët eventualisht nuk mund të kenë asnjë forcë përcaktuese mbi vetveten nëse dy strukturat e mësipërme (veç ose bashkë) e pengojnë. ☘️

gw

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares