Op-ed

Nomade në Europë

Nga  | 

Silvi Bakiri

prag të hyrjes së Shqipërisë në BE

Me besimin se edhe Shqipëria është dhe do vazhdojë të jetë ndër destinacionet më të rëndësishme dhe mikpritëse në rajonin e Ballkanit, këta katër muaj në udhëtim (si backpacker) ishin kurorëzim i një ëndrre të hershme për të udhëtuar dhe për të vizituar vende interesante kulturalisht, por edhe për të njohur dhe për të takuar njerëz të veçantë, që ndoshta ndajnë të njëjtin botëkuptim. Një rrugëtim, natyrisht me plot risqe dhe pasiguri por në thelb, një aventurë që shërben për të njohur mentalitete diku më të hapura e diku më të kufizuara por gjithnjë të drejtuara për nga e mira. Një udhëtim intelektual, por edhe fugë drejt të panjohurve që na frymëzojnë më shumë se kushdo, e që filloi nga Tirana, vijoi me Athinën, Frankfurtin, Mynihun, Berlinin, Ingolstadin, Milanon, Firenzen ku edhe u përmbyll.

Gjatë këtij udhëtimi, (në shi e në borë) por shpesh edhe në diell, kuptova se sa të thellë janë shqiptarët krahasuar me disa të huaj, tëhuajsuar vendit dhe ëndrrave të tyre. Një tip çmendurie që përfshin edhe një pasion timin të hershëm, pasion që në fakt ka nisur qysh prej studiove të RTSH, atje ku edhe prindërit e mi krijuan karrierën e tyre në media; gjithësecili në fushën e vet.

Të mendosh, flasësh, veprosh, sillesh por edhe dëgjosh me ngjyra. 

Një leksion që të gjithë mund t’ia servirin vetes pa mësues/e. Të shkëputesh nga ego- ja e ngushtë për të kuptuar lartësitë e qenies që nuk kanë të bëjnë me TY. Pse jo, duke ushtruar edhe yoga, ose 🧘‍♀️ spirituale.

Udhëtimi me autobus mund të ndihmojë për t’u ‘pastruar’ nga urbanizmi i tepruar ose luksi i padobishëm. Gjithashtu edhe për të njohur më mirë veten, pa u ndikuar nga energji negative apo sipërfaqe që nuk kuriozojnë. FlixBus ishte prezent në momentet më të vështira, kur avioni as që nuk konceptohet pasi është me rëndësi primare të zgjidhësh probleme bazike: në rrugë, në taksi apo edhe në Rulo.

Të ndash të njejtin pasion, ose pasione të ngjashme me njerëz të bukur që nuk kanë asnjë gjurmë arrogance apo që thjesht lëvizin sipas një itinerari të mençur gjatë jetës së tyre, përfshi këtu edhe VIP, është e vetmja diferencë që do të bëja midis tyre dhe disa shqiptarëve të famshëm.

Gjermania e ftohtë por besnike, Italia pasionante dhe e gjindshme, Greqia ekzotike dhe e eksplorueshme sidoqoftë dhe kurdoherë, nuk më shtynë gjithsesi të harroja faktin se pushimet në Shqipëri, sidomos gjatë verës, janë dhe do të mbeten ‘my favorite. 😼

Por me rëndësi thelbësore mbetet të kuptojmë potencialin e çdo shqiptari dhe shqiptareje të bukur, të ndershme, të përkorë në shkollë, në profesion dhe në jetë. Arratisja duhet për të njohur ekuilibrin apo veten më të mirë; unidealin drejt ëndrrash me të cilat identifikohemi më mirë por pse jo edhe ëndrra me të cilat mund të identifikohemi në perfeksion, e ku nuk ka vend për “dobësira”.

#travelers 💪🏻

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares