Psikologji

Dhuna, gratë dhe “demokratizimi familjes”

Nga  | 

Ekzistenca e drejtësia sociale që kemi në jetën shoqërore dhe përpjekjet për të ripërkufizuar dhe ridimensionuar përmasat e pabarazisë gjinore, janë komponentë me rëndësi që favorizojnë betejën sociale, shtetërore, juridike e kulturore për të mbrojtur gratë nga padrejtësitë që u bëhen në shumë aspekte të jetës në shoqërinë tonë aktuale. Por për fatin e keq të shoqërisë, qytetërimit dhe vetë grave shoqëria jonë po përballet paradoksalisht me një fenomen social siç është zgjerimi i konflikteve dhe intensifikimi i dhunës mbi to në familje. Ky është një problem shumë i madh, i vështirë për t’u përballuar nga që zhvillohet në familje dhe brenda kontureve të mbyllura të shtëpisë si institucion bazë i jetës private.

Fenomeni i dhunimit të grave në familje për motive banale apo esenciale nuk është fenomen i ri për shoqërinë shqiptare. Por përmasat, format, stratagjemat fiziko maskiliste të dhunës së burrave mbi to e kanë bërë këtë fenomen të jetë në përmasa sociale jo thjesht shqetësuese por alarmante. Padyshim, akoma shoqëria jonë nuk është në fazën e pjekurisë së kërkuar të qytetërimit të vet, që dhunën e meshkujve mbi gratë në familje të mos e konceptojë në mënyrë eufemiste duke e trajtuar atë thjesht si difekt dhe refleks kulturor të familjes tradicionale shqiptare. / Gratë në kohën e tyre (kundër dhunës pro barazisë gjinore – Gëzim Tushi 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares