Letrart

Dreams From the Past nga Silvi Bakiri

Nga  | 

Në anglisht dhe në shqip, një përmbledhje në poezi dhe në prozë me stil eksperimental si dorëshkrim frymëzues për lexues dhe artistë

Dreams From the Past 

Botues Albas 

Autore Silvi Bakiri

Redaktore Ervisa Paloka 

Kopertina Eldion Nevruzi

Fotografia Silvi Bakiri


IMG_3258


Në vijim të librit të parë, autorja e Dreams From the Past ka zgjedhur një stil sërish të veçantë për t’iu qasur publikut të letrave. Këtë herë, me një format gjysmë eksperimental që nënkupton përzgjedhjen e prozës së shkurtër. Duke iu besuar zgjedhjes së ALBAS për disainin e kopertinës, si edhe punimit redaktues për ta sjellë te lexuesi, shkrimtarja pohon se ky libër ka shënjuar një herë e përgjithmonë të ardhmen në fushën e letrave ashtu sikurse edhe eksperiencat e rëndësishme në media si gazetare e shtypit të shkruar dhe vizual, si edhe dashurisë për gjithçka artistike përfshi kinematografinë.

“Mendoj se libri frymëzon filmat në veçanti dhe kinematografinë në tërësi ! Gjithashtu mund të frymëzojë edhe personazhe të famshëm, të botës së kinemasë e që dëshirojnë të spikasin pse jo edhe duke pasur një background letrar.”


Dreams From the Past është libri i dytë i autores Silvi Bakiri, dhe së shpejti do të vijë me një kopertinë të pasuruar dhe i ripunuar, duke i shtuar edhe disa fotografi artistike bardh e zi, të realizuara nga autorja (si një katalog artistik), e pse jo edhe frymëzues. 

gw

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares