Op-ed

Çfarë thonë, si ndikohen (hemi)?

Nga  | 

A ndikon çka themi, në krahasim me atë çka mendojmë, në krahasim me atë çka “fryhet”?

Po, natyrisht. Por detyra e të ndikuarit për keq është të mos ndikohet për keq. I tillë duhet të jetë karakteri i një Lideri, të paktën. Nuk mund të ndërtojmë një jetë normale apo të bukur nëse nuk përpiqemi të kapërcejmë vetveten në egon negative, në tundimin për t’i vënë emër gjithçkaje ose për t’u munduar të kuptojmë shumëçka pa komunikuar.

Një produkt i ndikuar dhe i ndikueshëm është pambarimisht i mbyllur brenda një lloj ligësie që mund të ndryshojë edhe fytyrë, por mbetet e njëjta.


Sfida është të menaxhojmë me shumë diplomaci çdo fryrje, fyerje apo opinionbërje negative. Sfida e vërtetë është të fitojmë imunitet nga ndikimi, dhe pra edhe aftësi për të jetuar të lirshëm.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares