Prijëse

Jeto në të tashmen! Edhe në politikë

Nga  | 

Silvi Bakiri

Sa e vështirë është të shtrosh një të ardhme në politikë, nëse nuk je në të tashmen (pra, nëse nuk ke asnjë ide se çfarë ndodh me vendin tënd, njerëzit e tu, ose edhe kush është apo mund të konsiderohet qytetar i vendit tënd).

Dikur, zhvilloheshin takime nga afër me qytetarët, votuesit potencialë apo miqtë, që krijojnë atë që quhet Klika personale (my monkeys). Edhe sot mund të bëhet e njëjta gjë por duke kuptuar se me kë ke të bësh. Kjo nuk do të thotë se duhet të mos flasim, as të mos shprehemi, as të mos qeshim, por do të thotë, thjesht, të jemi a “bëhemi” pozitivë dhe kurajozë.

Takimet e dikurshme nuk kishin asnjë nuancë moderniteti, shpesh asnjë sens anglez, le të themi, por kishin vlerën e pamohueshme të të kuptuarit. Si mund të komunikojmë pa dashur të komunikojmë (domethënë pa dashur të kuptohemi)?

Është jo vetëm e pamundur, por krijon kaos, në rastin më të mirë dhe metoda të njohjes që nuk funksionojnë. Duke komunikuar keq, duke manipuluar komunikimin jo vetëm që krijojmë mesazhe të gabuara por krijojmë modele të keqkuptuara njerëzish, ose tipizime

“Krijimtaria jote është e dikujt tjetër”,

si edhe situata të sajuara në funksion të përligjjes së manipulimit.

Duke komunikuar keq, presioni emocional që krijojmë te njerëzit është i padurueshëm.

Duke komunikuar keq; gabimet, zhurmat, gënjeshtrat kanë gjasa të kthehen në profesion. Djallëzisht, mund të fillojmë dhe të argëtohemi me moskuptimet prej të tjerëve ose mund edhe të gërryejmë emocionalisht bashkëbiseduesin/it me “metodën” ‘e peshkaqenit që luan peshkun’.

Duke komunikuar mirë por duke qenë fake, mund të bëjmë për vete një mandat që nuk është yni, por nuk mund të fitojmë zemrat e votuesve për pse jo, edhe një mandat tjetër; një mandat ceremonial, apo edhe më shumë.

Duke komunikuar mirë dhe duke qenë të vërtetë është shumë më e vështirë të jemi ‘de facto’ në politikë, por gjithsesi mbetet një investim serioz dhe me një kauzë të vërtetë.

Një politikan mund të vlerësohet dhe të mbahet mend nëse lufton për veten me mençuri por mbi të gjitha, për familjen dhe për qytetarët. Askush nuk i do politikanët e përqëndruar në atë çka mund t’i marrin tjetrit.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares