Frymëzime

Si persekutoheshin dhe mbylleshin në kaos vajzat e dalluara

Nga  | 

Flasim për vitet e demokracisë, jo për Komunizmin, e as për kohën pak përpara viteve ‘90.

Vajza shqiptare që binin në sy të sundimtarëve, liderëve apo edhe “të pasurve”. Por edhe për një arsyeje ose një tjetër: për shkak të forcës së tyre femërore, personale, krijuese ose edhe thjesht sharmit, humorit apo simpatisë. Vajza të përndjekura, të sulmuara në pika të ndryshme të personalitetit të tyre, të zvarritura, të kthyera në mish, të përdorura, të torturuara me strategji malinje që përfshijnë edhe artin, edhe nga vajza të tjera fatkeqësisht.

Një shoqëri pseudo-demokratike, ku vlerat perëndimore në vend që të theksohen, vidhen, mpaken, futen në rrathë mashtrimi, pafundësisht, edhe prej meshkushjsh të papërgjegjshëm, që sot janë ende gjallë. “Mitra” që bien viktimë e mentaliteteve me prapambetje kulturore, nervozizmi kriminalistik, krimeve, torturash, shkundjesh mendore prej të sëmurëve psiqikë, prej paranojakëve të sistemeve të vdekura, prej manjakëve të perfeksionit trupor përpara shëndetit dhe mendjes. Prej injorancës.

Vajza që sot mund të ishin

Kryeministre

Presidente

Ministre

Këshilltare

Pedagoge

Aktore

Modele të famshme

Kryeredaktore

Gazetare

Prijëse

 

Këto vajza nuk janë më!

Sepse ka vajza që vrasin vajza. Sepse ka djem dhe burra që harrojnë. Sepse ka burra që vrasin! Burra mentalitetesh të vdekura. Burra që duan vetveten përpara motrës, nënës, familjes.

 

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares