Psikologji

Ti që mendon kot, flet kot, vepron kot!

Nga  | 

Në vitin 2019 askush nuk ka pse t’i shpjegojë asgjë askujt. Në vitin 2019 dëshirat akute dhe të paarsyeshme për ta shkatërruar dikë denoncohen dhe procedohen sipas ligjit. Lojërat dhe shpifjet e çfarëdo tipi qofshin, e në qofshin në kurriz të njërit apo tjetrit për

pushtet a plëngprishje, denoncohen dhe procedohen sipas ligjit.

Hatërmbetjet që përkthehen në shkatërrime dinjiteti, shkatërrime familjesh, shkatërrime të provave të dinjitetit dhe shëndetit trupor, mendor, shpirtëror “përpara” synimeve gjakftohta për të sajuar dhe vënë në jetë katastrofa denoncohen dhe procedohen sipas ligjit.

Akuzat për implikime apo çdo lloj akuze që i qëndron vetëm dëshirës për të shkatërruar denoncohen dhe procedohen sipas ligjit.

Gjithkush që pëlqen t’i japë një sens totalitar demokracisë nëpërmjet vetëm mekanizmave të pushtetit, pra, pa asnjë arsye njerëzore për të krijuar një pushtet të vërtetë, mund të akuzohet, denoncohet dhe procedohet sipas ligjit.

Në vitin 2019 ligji dhe arsyeja njerëzore duhet të gëzojnë simultanitet. A është me të vërtetë viti 2019?

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares