Frymëzime

Klimë Parisi në Tiranë

Nga  | 

Pazari i Ri (tjetër) në Tiranë sjell pranverën e vërtetë, qiellpastër. Me fotografin Taulant Haxhia kishim vendosur të bënim një set fotografik, edhe pse “gria” tipike e prag stinës në ndërrim nuk premtonte për shumë.

Entuziazmi për të krijuar, apo për të qenë vërtetësisht pjesë e skenave artistike, teatrove, ballove, seteve fotografike më shtyn ta pëlqej edhe punën më modeste, patjetër duke përfshirë talentin personal për t’i dhënë një kuptim më të bukur “historisë” që unë dua për mua. Si krijesë e shkëputur prej çdo padijeje a insinuate që ndihmon çdokënd tjetër përveç meje.

Seti nuk u bë. Por dita e nesërme, pra dielli i sotëm është atje i gjithi për mua. A mund të mendohet të mbulohet dielli me shoshë? A mund të mendohet që ta bësh të ndriçohet më mirë “dielli yt” duke ia zënë fushëpjekjen çdo potenciali njerëzor: djalë, vajzë, burrë a grua? Duke mbajtur në errësirë gjithkënd ‘tjetër’.

Duke shpifur situata personalisht dëmtuese

duke sajuar skema tepër jofunksionale

duke mbuluar ngadalësitë në momente të caktuara të jetës tënde,

Me mungesë delikatese të tmerrshme kundrejt shpejtësive të vyera, dhe të natyrshme në fakt.

JO.

(viti 0, prill)

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares