Op-ed

Një fjalë, një opinion, një e vërtetë abuzive

Nga  | 

Silvi Bakiri

A duhet dhe a ka sadopak shans të keqkuptohen njerëzit me njëri-tjetrin, në vitin 2019? Me mjete komunikimi të sakta, me adresa dhe emra, me njerëz të mirë përreth, me gjithçka që mundëson një raport normal njerëzor, pa paranoja dhe ndërlikime që nuk kanë asnjë projeksion në realitet? Unë mendoj se jo. 

Është e pamundur të krijosh pushtete absolute, duke bërë sipas qejfit sepse në këtë mënyrë ke shkelur me të dyja këmbët demokracinë si koncept dhe demokracinë të cilën shumë prej nesh e kemi jetuar dhe përjetuar siç kemi dashur. Është e pamundur ta kthesh një vend në Xhumanxhi! Vetëm se ta ka ënda ta bësh. Dhe kur them vend, i refetohem njerëzve. I referohem shtetit ligjor, të drejtave të grave, të drejtave të njeriut, politikave që i japin jetë lirive dhe kufijve të tyre. Jo, nuk mund të bësh sipas qejfit askund. Nuk mund të shpikësh ligje që validitojnë mungesën tënde të tolerancës. Nuk mundet pra të bësh asnjë hap, vetëm sepse ke menduar qoftë edhe për një çast se një fjalë apo një opinion të ka bërë të transformosh një vend (njerëzit e tij) në robotë, në funksion të një të vërtete që ty apo asaj, apo atij i shkon për shtat. 

Mos harro! Në një vend ku gëzohet pavarësia qysh prej Ismail Qemalit, për çdo qytetar të saj, nuk mund të kthehmi në epokën e Ismail Qemalit për t’ia marrë pavarësinë çdo qytetari të saj. Aq më pak, qytetarëve të vyer të saj. 

Këtu je në Shqipërinë e vitit 2019. Mund të flasësh, të shkëmbesh opinione, të ndihmosh me ide. Por nuk mund të bësh siç ta ka ënda për të shkatërruar jetë njerëzish, familje, lidhje, shoqëri, marrëdhënie atdhedashurie. Shqipëria po përgaritet të futet në Bashkimin Europian, dhe si e tillë nuk mund të jetë as pre mentaliteti burgjesh, persekutimesh, persekucionesh mendore, politikash epikuriane me pasoja. 

Një fjalë e mirë sot është më mirë se një vepër e shëmtuar dje. 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares