Op-ed

Mbretëri e trefishtë në Shqipëri

Nga  | 

Silvi Bakiri

Askush nuk do t’i marrë asgjë askujt. Të gjithë çmojmë qetësinë, veçanërisht në familje. Edhe më veçanërisht në jetën personale. Askush nuk e ka me ty, nëse nuk je ti vetë që nuk po sulmon. Asnjë person në moshë madhore nuk dëshiron thelbësisht ta diktosh, të paktën jo sikur të jetë një fëmijë. Psikologjikisht është shumë e dëmshme kur e trajton dikë si “të vogël”. E dëmshme për personin dhe e dëmshme për karrierën, avenirin; gjithçka që përfaqëson individualitetin e tij. Kjo përcaktohet qysh prej datëlindjes. Nuk mundet që një person vital ta kthesh në funksionar të problemeve të tua. Nuk mundet gjithashtu që një vend të mësuar fatmirësisht me liritë dhe të drejtat e njeriut, grave, burrave (djemve dhe vajzave) ta kthesh në një vend që ndjek filozofi inekzistente.
Shqipëria është Republikë Parlamentare. Gëzon një sistem drejtësie në rehabilitim e sipër. Gjithshtu, njerëzit e rritur janë të tillë sepse komunikojnë, shkëmbejnë ide, kuptojnë pavarësinë e tjetrit dhe marrin vendime përgjithësisht të drejta. Universe paralele, që nuk kanë të bëjnë me realitetin, por që mund të kenë të bëjnë me gjithçka artistike, më tepër mund të na kujtojnë Game of Thrones apo Avatarin, se sa projeksione të vërteta artistike, politike, psikologjike apo edhe thjesht, ‘vulgare’ (këtu: që nuk kanë të bëjnë me diçka ordinere, por që kanë të bëjnë me shumicën).
Është e paimagjinueshme ta kthesh një projeksion personal nga “cartoonish” në një realitet të vërtetë e që të mos i ngjajë sadopak lojës “Mos u nxeh”.
Shqipëria, pas kohës së Mbretit Zogu I ka një marrëdhënie tepër modeste me konceptin e Monarkisë. Nuk po marrim parasysh pastaj konceptin e Monarkisë Absolute, i cili ka disa shekuj që është ndarë me realitetin. Megjithatë, nuk është aspak mendim i keq të mundohemi ta rikonceptojmë (ne, shqiptarët) edhe duke e ballafaquar me vende që e kanë këtë traditë, si për shembull Mbretëria e Bashkuar.
Si do të ishte Shqipëria si pjesë e një Mbretërie të Bashkuar? Natyrisht, me specifikat që përfshin komunikimi me vendime kaq të rëndësishme për fatet e Kombit. Sepse, askush do të dëshironte të përfundonim as në absolutizma, as në vendimarrje të nxituara dhe as në qorrsokakë politikë.
Tradita perëndimore, drejtuar për nga SHBA- të, në raste të tilla ndihmon për të sqaruar komplekse pushteti që nuk e ndihmojnë dhe nuk i duhen demokracisë si koncept si edhe demokracisë konkrete.
Pra, Shqipërisë i mungon karakteri jo i personalizueshëm i tipit “unë jam Shqipëria”. Shqipërisë, i duhet të rritet, por shpesh edhe i mungon vetvetja.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares