Op-ed

Çfarë na thotë Protesta e Partisë Demokratike? Autizëm apo.

Nga  | 

Silvi Bakiri

Ndikimi negativ i vendeve me demokraci të brishta në një sistem të brishtë, e vështirëson çdo hap përpara në krijimin e një demokracie të re e të konsoliduar. Demokraci, së cilës i duhen njerëz të lirë në mënyrën se si e shpalosin potencialin e tyre në jetën sociale, në politikë, larg smogut të fanatizmit, ulje-ngritjeve, që paradoksalisht dobësojnë forcën e asaj demokracie që duhet ta “shembë” të vjetrën e të ngrihet mbi rrënojat e gjithçkaje që ngadalëson procesin e natyrshëm të hyrjes së vendit në Bashkimin Europian. Autizmi politik i deritanishëm i dedikohet, më tepër se sa rrumpallës së vetëkuptueshme prej ballkanasish, një pseudo-politike që nuk sjell asgjë të mirë për askënd. Një politikë zhurmash, pa asnjë strukturë, pa asnjë orientim të qartë, pa asnjë filozofi që fton sadopak intelektualë apo qoftë edhe studentë të thjeshtë. 

Zgjidhja? Integrimi sa më parë i Shqipërisë në Bashkimin Europian, si ndjekës i politikave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës: strategjikisht larg çdo politike të vogël apo insinuate për bashkëpunime që shkëmbejnë interesa të parëndësishme. 

Protesta e sotme (13 Prill 2019), si asnjëherë tjetër, ka meterializuar gjithë smogun, bezdisjen, lodhjen, padrejtësinë, ndjenjën për të luftuar jo më  me Mullinjtë e erës, por me të vjetrën ose “të renë” e dëmshme! 

Rama ik! sot vjen si thirrje e sinqertë. Nëse dje, politika e të kundërtave toleronte ikje strategjike, sot politika e së vërtetës jo vetëm që nuk harron, por kërkon shpagim të drejtë për çdo thërrime. 

Rama ik! Lëre demokracinë të dalë prej mykjes. Lëre të renë, lëri të rinjtë, lëre të vërtetën të fitojë në zgjedhjet e ardhshme. 

Sfida? Të shtohen lexues në radhët e politikëbërësve, të pakësohet meskiniteti në radhët e politikanëve. A mundet Partia Demokratike e ardhshme t’i artikulojë praktikisht këto? Si kërkesë e çdo shqiptari. Si kërkesë e çdo shqiptareje. Si kërkesë e çdo talenti që kërkon drejtësi. Si kërkesë e çdo personi a personazhi të fryrë prej mizorisë, mashtrimit dhe infantilizmit politik.

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares