Op-ed

Politikanë të qëndrueshëm, njerëz të mirë

Nga  | 

Silvi Bakiri

Në një kohë kur “grija” politike e paqartësive dhe e moskuptimeve ka arritur kulmin, ai që duhet “të përfitojë” politikisht (strategjikisht) është kundërshtari në opozitë me establishmentin. Sipas meje, Lulzim Basha.

Z. Erion Veliaj gjithashtu, mund të jetë një stakeholder i rëndësishëm në gjithë këtë tranzicion ku kapaku që i nevojitet tenxheres duhet të lëvizë sipas presionit të sobës përkatëse. Sa më i madh presioni, aq më shumë “tenxherja”turfullon, si kundër-reagim thuajse kimik, për të risjellë ekuilibrin (në rastin tonë; politik).

Si do të jetë e ardhmja e politikanëve të presionuar dhe të fyer, por me dashamirësinë për t’i ndrequr problemet duke iu referuar një loje të pastër politike apo një mekanizmi që ve në lëvizje anët pozitive të karakterit.

Cili mund të jetë ky mekanizëm?

Përkrahja, ngritja e telefonit, përgjigjet kujt i detyrohet, opinionet e kujdesshme, vërtetësia në raport me të vërtetat e secilit (çezarit çka i takon) mund të lëvizin ndonjë pllakë tektonike që pra i qëndron larg mashtrimeve të personalizuara, ligësive unike, e gjithashtu edhe ato të personalizuara.

Na duhen politikanë të qëndrueshëm, por edhe njerëz të mirë. Këtu nuk përfshihen ata apo ato të cilëve u intereson të krijojnë një ‘treg mirësie’. Pikë!

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares