Personale

Familje dhe fëmijë amerikanë – Ema Iftiu Dishnica

Nga  | 

B1C74C6B-03B3-440C-9AE1-BD860EA47B03

Pas 8 vitesh emigracioni në Amerikë, Ema Iftiu Dishnica filloi studimet universitare së bashku me bashkëshortin. Si është të jetosh në Shtetet e Bashkuara? Si ia bën një çift që dëshiron të lidhet në martesë dhe të krijojë familje?

“Kam 8 vite që kam shkuar në Amerikë. Si fillim erdha për studime universitare së bashku me partnerin. Nuk ishim të martuar në atë kohë, por u martuam vitin e parë që ishim këtu. Të dy studiuam për Financë dhe kemi 5 vite që jemi diolomuar prej Brigham Young University.”

Puna me kohë të plotë si edhe me orë të zgjatura gjithashtu, ndikoi që Ema të jetë një mami me kohë të plotë.

F97A8FF4-E518-4951-B7F0-E02FAD3F3101

“Jemi prindër të një vajze 4 vjeç dhe një djali 1 vjeç e gjysmë. Në kohën e lirë (që natyrisht nuk e kam të shumtë), merrem me blogging dhe Instagram content creator.”

Ema, thotë për Gentlewomen Mag se mënyra më e lehtë për të ardhur në Amerikë, është nëpërmjet shkollës, nëpërmjet doktoraturave (të cilat zakonisht paguhen).

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares