Psikologji

Shtëpia transparente, një strukturë e rrallë

Nga  | 

BBA03DAD-1796-4CEE-B914-D226B261F808

Një shtëpi plotësisht transparente, e ndërtuar nga qelqi, është projekti që do t’ju prezantojmë në vijim. E vendosur në një zonë periferike të Tokios, dhe e dizajnuar nga Sou Fujimoto, shtëpia ka një sipërfaqe prej 85 metrash katrorë, hapësirat e së cilës janë të shpërndara në nivele të ndryshme.

Shtëpia përshkruhet si “unitet i ndarjes dhe koherencës”, dhe duket si një dhomë e vetme por dhe si një koleksion i dhomave. Këtë e mundësojnë nivelet e shumta, ku në secilën hapësirë ndodhin aktivitete të ndryshme.

3A8B511D-0793-48EA-B551-66BC67CF7C61 47E723A5-153C-4C37-938A-6A4A8B4FD66E D97ACE46-38A1-454D-A49E-F55C469C61A6 881DC950-CF8C-4C84-B15F-31C0907874C8 808CDF71-0E9B-4C45-91D5-B3EB4D8191AF

Një dizajn i pazakontë me konstruksion të çelikut dhe qelqit, ndërsa e veçanta e kësaj shtëpie është se, posedon dhe hapësirë intime por ka hapësira të mjaftueshme edhe për akomodimin e mysafirëve.

Shtëpia posedon qëndrimin ditor, këndin e punës, kuzhinën, tryezarinë…, dhe të gjitha këto janë të shpërndara në 21 nivele të ndryshme, që e bëjnë edhe më unik interierin e saj. /ngjyra.com

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares