Personale

Gra kundër (frymëzuar nga ngjarje reale)

Nga  | 

Shkoj te parukierja pranë stadiumit Dinamo dhe shoh se ishte jashtëzakonisht e mërzitur. Nuk e kuptova arsyejen dhe vazhdova ritin e lyerjes së flokëve, ashtu siç kam bërë shpesh në atë parukeri. Gjatë gjithë kohës vura re se tonaliteti i “inatit” a nervozitetit rritej, sërish, pa ndonjë arsye të qartë. 

Pyeta veten nëse kisha gabuar diku. A në kisha ‘çaluar’ në mirësjellje? Por nuk kishte ndodhur asgjë e tillë. 

Parukierja, ndërkaq, më vendos në kokë një shampo me një aromë të çudiçme, të cilën ende e kujtoj pa asnjë memorje pozitive që lidhet me atë aromë. Supozoj se ishte një erë e preferuar prej saj, por që mua nuk më pëlqeu fare. Më pas, kuptoj se inati i saj lidhej në të vërtetë me një thashethem klientesh se diku dikush (ndoshta edhe unë) kishte dashur ose kishte tentuar të linte pa fëmijë një të njohurën e saj. Vizita në atë Parukeri zgjati saç’ normalisht, por me shijen më të keqe të mundshme pas një tosti dhe një kaféje edhe më të hidhur ardhur nga ‘porositësja’. 

#brunastudio:-)

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares