Op-ed

Rëndësia e komunikimit në politikë (Edi Rama vs Edi Rama)

Nga  | 

Frika është faktor tepër negativ në njohjen e njerëzve, në vendosjen e marrëdhënieve të shëndetshme midis tyre. Mund të duket shpesh se e kundërta shërben si mbrojtje, por praktika ka treguar se ajo zakonisht, cënon ekuilibra të rëndësishëm të cilat duhet të burojnë natyrshëm. Prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme të komunikojmë. 

Diferenca midis kujt krijon simbolika ose simbolika personale me kë komunikon pa këto simbolika, është se komunikimi në rastin e dytë realizohet shumë më mirë. Vlen të përmendet edhe se simbolikat personale të një kulture ndryshojnë prej simbolikave personale të një kulture tjetër. Simbolikat e një qyteti, vendi ose qytetërimi ndryshojnë prej simbolikave të një qyteti, vendi ose qytetërimi tjetër. Sub-kulturat kanë specifika komunikuese të cilat ndryshojnë nga kultura e përgjithshme. Në rastin e një kandidati për një post të rëndësishëm është me rëndësi thelbësore, të njihet kultura e përgjithshme si edhe kulturat e komuniteteve dhe pakicave.  Në rastin e dikujt që është në një post ministror, kryeministror ose çdo post tjetër në Administratën shtetërore, është edhe më e rëndësishme të ketë njohur specifikat e këtyre kulturave. 

Në mandatin paraardhës të Kryeministrit Edi Rama, shohim një komunikim që i manifeston më mirë elementët e një komunikimi të përshtatshëm dhe të përshtatur. Shohim një imazh më “pranë” vetvetes. Gjë që duket edhe në vendosjen e marrëdhënieve politike të duhura me votuesit tradicionalë të Partisë Socialiste, edhe me votuesit që duhen përfshirë në ‘vlerësuesit’ e lidershipit të tij (që përkthehen në votues – në atë ‘geto’ votuesish që mund të quhen besnikë). Gjithashtu, shohim një diskurs më të çlirët, më autentik dhe natyrisht më pak të sforcuar në gjestikulacion. Shohim personin pas kostumit dhe kjo na bën të votojmë me besnikëri. Të gjithë e dimë se burakracia është absolutisht e pazëvendësueshme në vertikalitete politike. Por gjithashtu, dimë se lidershipi i vërtetë qëndron te karizma. Një element që na bën unikë! Kjo vlen edhe për të rinjtë e të rejat e politikës, të cilët dëshirojnë të bëjnë ndryshime të vërteta. A ndërtohet karizma? Padyshim që po. Por në thelb, mbetet një faktor i lindur që nuk ka të bëjë me fjalimet e njërit apo tjetrit këshillues/e. 

Komunikimi online është një mjet post-modern komunikimi me brezin e ri. Si i tillë, nuk mund të shkëmbehet me komunikimin e drejtpërdrejtë për atë funksion që kryen. Gjithashtu, as e kundërta. Një komunikim i drejtpërdrejtë, e veçanërisht “përshtypja e parë” ndikon vizualisht dhe në mënyrë të menjëhershme te bashkëbiseduesi apo qoftë edhe te vëzhguesi (ai ose ajo që të studion për shembull në një intervistë pune). 

Në këtë kuptim, komunikimi i drejtpërdrejtë i vazhdueshëm vendos notën finale për komunikimin midis folësit dhe audiencës. Një audiencë e kënaqur duhet të buzëqeshë vërtetësisht së bashku me folësin. Një audiencë “e blerë” mund edhe të “ofendojë” vetveten, nëse e paguan për ta bërë. Audienca besnike bën votuesit besnikë dhe të të dyja bëjnë një parti të konsoliduar dhe një lider solid në krye të saj.

Partisë Socialiste i duhet të pastrohet nga paranojat duke iu kthyer origjinaliteti i lidershipit të dikurshëm: diçka midis Ilir Metës dhe Fatos Nanos, ose ndoshta një fytyrë krejt e re; pse jo, edhe grua. Një vizion të cilin sërish Rama e ka sjellë i pari!

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares