Personale

Cigaret dhe të rinjtë

Nga  | 

Gjatë kohës që po ndiqja një procedurë juridike, pranë një ambjenti plot me bare dhe kafené në Tiranë, pashë dy studente që po qëndronin pranë një “vendqëndrimi” krijuar prej dërrasash gjysmë të dëmtuara, por gjithsesi të rreshtuara sipas një funksioni, për t’i ardhur në ndihmë të rinjve e të rejave shqiptare, apo edhe studentëve të huaj në Shqipëri. Hamendësoj. Por, edhe duke iu afruar dhe duke i pyetur, me një cigare (që unë e konsideroj cigare sociale) e të cilën, kujdesem ta ndez shumë rrallë. 

Sheshpushimi pranë zyrës me avokatë, kontraston në mënyrë të frikshme me humorin që mund të bëjnë të rinjtë në atë zonë relaksi (për studentë). Ndoshta pikërisht kjo, është edhe e bukura e një momenti të shpenguar aty pranë, me ose pa vëmendjen e duhur për të krijuar një shoqëri të vërtetë me “rezervuar” në ato stola. Me cigare, ndonjëherë, por më mirë me probleme moshataresh që duken të vogla.

Aq më tepër, moshataresh që studiojnë për arte. Violinë, piano, kitarë, regji apo aktrim.

Cigare e nxituar, kësaj here, por jo për arsye strategjike. Ose pse jo – edhe si ‘cigare e fundit’ në radhën e cigareve që konsumohen me dashamirësinë e gjërave të mirave që ndahen, edhe me të panjohur. /

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares