Letrart

Nga Marseja në Tiranë,

Nga  | 

490B43C9-E3CB-46C2-AD3A-9D2864B666E2

Edhe sepse është konsideruar si Guru- ja e arteve bashkëkohore, Stefano Romano, vjen nga Komuna e Parisit ku jeton prej vitesh me të fejuarën, në një ekspozitë në Kinema Milenium – e cila tashmë është kthyer në një sallon pritjesh për artistë të ndryshëm, përfshirë edhe ato të arteve bashkëkohore.

Në një prej videove (të arteve vizuale) shohim një konceptim krejt të ri të imazhit femëror që lidhet veçanërisht me LindjenJetën dhe Vdekjen. 

Kemi të bëjmë me një triologji mashtruese, ku duke u “thelluar” në të, nxjerrim perceptimin tonë lidhur me imazhin.

Pse është zgjedhur gruaja (lindja si proces) e cila detyrimisht i referohet femrës?!”   S

Unë jam tepër i lidhur me familjen e për këtë arsye edhe frymëzimet e mia artistike në punët e mia, i referohen gjithnjë eksperiencave personale. Në këtë rast, ishim duke pritur lindjen e fëmijës së vëllait. Padyshim, një eksperiencë unike, që personalisht, më dha edhe një ndjesi të lëngshme (lëngjet e jetës). E gjitha, u pasqyrua në veprën Axis-Mundi. Si fillim, u nisa prej Vdekjes, si koncept i sigurtë për të gjithë. Më pas iu ktheva etapave më të rëndësishme: Jeta, dhe eksperiencat që e bëjnë atë të ketë kuptim!

Ishte një situatë me të vërtetë e vështirë sepse lidhej me Tërmetin e Napolit ;  një ngjarje e tmerrshme ndodhur në Italinë e Jugut, por që mua më gjeti me një momenti tjetër e më të afërt traumatik, siç ishte lindja e një qënieje njerëzore. Triologjia nis nga fundi jo pa qëllim!


“1 ditë s’do të jemi më!”


Gjithsesi, shoqëria njerëzore mbetet e orientuar nga lindja e si e tillë, doeomos, duhet menduar për fazat e gjallimit në këtë Botë. Burri dhe gruaja, që sjellin në jetë fëmijë, i japin një kuptim edhe më të madh këtij gjallimi.

Në ‘Dance Macabre’ – kuptojmë se jemi gjatë gjithë kohës duke vallëzuar me jetën, e cila në atë vepër shfaqet në formën e një skeleti (nuk është e pamundur të jetosh me të gjitha sëmundjet që ajo sjell).

Spangoja është alegori për fillin e humbur të jetës. Gjatë kohës që e shohim, kuptojmë se të gjithëve na duhet të “shkokolepsim” atë fill. Diku të harruar, e diku të ngecur në nyje. Stefano Romano dhe artistë të tjerë në zhanret përkatëse, na ndihmojnë të lehtësojmë zhurmën e një publiku indiferent. 

 

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares