Op-ed

Qytet në proces

Nga  | 

Silvi Bakiri

Ngasja për të qenë pjesë e një filmi të madh që zhvillohet gjatë gjithë kohës në Shqipëri është e madhe për ne, qytetarët e saj. Kjo, sepse mania për protagonizëm na ka mbrujt vite të shkuara. Por njëkohësisht, duke qëndruar larg çdo iluzioni që e kthen Kombin në një sheshxhirim shëmtish, protagonizmi mund të kthehet në një zgjidhje-zgjedhje racionale për të gjithë banorët. Për çdo shqiptar e shqiptare, mendoj.

Talentet dhe bukuria & simpatia e sejcilit në fushën e vet, pa dëmtuar, vjedhur a shkatërruar atë të tjetrit (kushdo qoftë ai ose ajo), mund të ndërtojnë një vend i cili kthehet në burim relaksi shumë më shumë se sa në burim stresesh. Manipulimi nuk ka vend në këtë lloj parajse që mund të kthehet Shqipëria me shumë  mirëkuptim.

A vlen konkurrenca brenda shqiptaríe? Nuk besoj. Ashtu sikurse nuk vlen as negativiteti apo keqdashësia. Ashtu sikurse nuk vlen as sulmi për ta ulur dikë më të mirë se unë, në një spektër vlerash. Sepse unë natyrshëm mund të jem ndihmë në një tjetër; për të bërë një produkt thjeshtësisht të vërtetë, 100 % shqiptar dhe gjithashtu edhe cilësor.

Tëhuajsimi i disa vlerave standarde nuk ka më vend tani që flasim. Sepse për këto vlera kanë vendosur të tjerë, shumë vite më parë: Në OKB, në NATO, në tryeza të rëndësishme europiane dhe amerikane. Ndërlikime përtej, juridikisht dhe praktikisht, vetëm na bëjnë të bëjme hapa mbrapa.

Shpirti shqiptar është i tillë që nuk e kursen të mirën, në të gjitha kuptimet. Një qytet i gjithi në një proces deluzionesh, e shpesh më shumë se sa të pakuptimtë do thoja, i shërben vetëm rëndimit të deluzioneve që vijnë fill më pas. Nuk jemi në një film!

Ky është realiteti, në të cilin ndryshimin e vërtetë e bën komunikimi, fatmirësisht.

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares