Letrart

Silvi Bakiri, pasioni për modelingun dhe letërsinë

Nga  | 
BE01E061-CB37-4DD1-8EF8-38CCECD15266

Myself ©️silvi

Intervistë për Gazeta Nacional /

Çfarë ka shtyrë të shkruash poezi në shqip dhe anglisht?

Më pëlqen të shkruaj, natyrisht, në shqip. Pasioni për poezinë ka filluar qysh në moshë fare të re. Dikur, me bllok dhe me laps; sot, edhe me mjete elektronike. Kjo, për efekt prakticiteti! Poezinë në anglisht, si fillim, e kam parë me sy shumë kritik, deri sa mendova se vlente të botohej. Drejt poezisë më ka shtyrë mungesa e poezisë në jetë, në përgjithësi. Gjithçka e parashikueshme dhe banale është atje. Poezia është një mënyrë për t’u zhvendosur në një kontekst më të bukur: më pak të parashikueshëm.

93407223-A546-44D4-83A2-FA4EC7FCFDB1

Pse Dreams From the Past? Kujt i dedikohet kjo zgjedhje e titullit?

Dreams From the Past, sepse jo çdo ëndërr përputhet me dëshirat. Ato ëndrra që përputhen më pak me dëshirat, por munden të gjejnë një projeksion të qartë në libra, mendoj se i përbledh ky titull. Në anglisht, është vetëm për efekt publikimi.

Këshilltari preferuar (autori ose autorja) i cili frymëzon më shumë krijimet e tua?

Ismail Kadare, Mira Meksi, Klentiana Mahmutaj, Blendi Fevziu, Ornela Vorpsi, Mimoza Ahmeti

Çfarë “Misioni” kanë poezitë/prozat e tua në librin e dytë, Dreams From the Past?

Më shumë se sa një libër, mund ta konsideroj një libërth, që sipas mendimit tim modest, mund të frymëzojë edhe zhanre të tjera artistike. Duke përfshirë këtu, Artet bashkëkohore. Misioni i një libri, libërthi a pamfleti mbetet i papërcaktuar nëse po flasim për libra fiction. Sepse, këto, përcjellin më shumë gjendje se sa realitet! Më shumë frymëzime aty-këtu, të hershme ose edhe frymëzime ‘nga e ardhmja’. Pra, në thelb Misioni i një libri, në demokraci të themi, qëndron larg keqkuptimeve soc-realiste dhe për rrjedhim fatkeqësisht, edhe mediokre. Libri vetë është misioni.

Poezia e preferuar prej një shkrimtari ose shkrimtareje të huaj që të pëlqen.

William Blake në poezi dhe në pikturë mbetet një artist i jashtëzakonshëm që i përcjell në mënyrë edhe më të plotë gjendjet poetike që përmenda më sipër. (Për Blake mund të kërkoni në google) më shumë se sa në libra të shkruar. Sylvia Plath gjithashtu. Veçanërisht në disa proza, të cilat sërish i kam kërkuar dhe gjetur në Youtube. Fernando Pessoa, sepse i ngjan poezisë që unë e konsideroj ‘universale. Sandra Hoffman më befasoi me librat e saj në shqip. Në librin Paula artikulonte në mënyrën time të parapëlqyer ato ndjesi poetike që unë i quaj “shkulme poetike”.

CDD159B6-B722-48F2-9D17-5FCF1E52B74AÇfarë është proza për ty? Të pëlqejnë më shumë prozat poetike apo tregimet?

Proza është roman në nxitim. Nëse do të ndiqja logjikën e Hemingway. Por është edhe diçka disi më pak “e mërzitshme” se sa tregimi. Më pëlqejnë prozat më shumë se sa tregimet. Kjo lloj përzgjedhje më ka bërë të preferoj gjithashtu më shumë, poezinë e shkurtër.

038F777D-C332-40E1-9876-677233B6350D

©️silvi bakiri

Për poezinë?

Nuk të dua.
Nuk të pyeta.

Çfarë nuk do të harroje kurrë?

Respekti

Çfarë note do i vendosje vetes si shkrimtare?

Nuk e di.

Çfarë note do i vendosje vetes?

Çfarë të pëlqen tek të tjerët? Miqtë, dashuria, të njohurit, të panjohurit?

Mirëkuptimi, toleranca, profesionalizmi në punë dhe intelekti kudo.

FBA00B18-2D0A-4E97-957F-B519BC73B998

©️silvi bakiri

Cila është gjëja ‘më e çmendur’ që ke bërë? 

Një udhëtim 4 mujor, vetëm me një çantë në krah por fatmirësisht me njohje të vyera;

personazhe të njohur, e për të cilat jam shumë mirënjohëse. Udhëtimi nisi nga Greqia, vijoi në Gjermani, Austri, Slloveni dhe u përmbyll me Italinë. Ishte jo thjesht një udhëtim, por më shumë një rrugëtim i brendshëm që ndoshta mund të artikulohet në një libër tjetër.

Kam pranuar “lëmoshë” vetëm sepse dikush në një moment vrapimi më pyeti me shumë mirësi në më duhej ndihmë! Çastin (i cili ishte ‘aktrim) e pasqyrova në një foto, të cilën e kam titulluar The beggar, e që ka qenë pjesë e një konkursi online për Smithsonian Magazine.

The beggar

The beggar ©️silvi bakiri

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares