Prijëse

Pse Chelsea Clinton do mund të jetë një kandidate për Presidente e SHBA- ve?

Nga  | 

Silvi Bakiri

Sepse ëndrra për të sjellë një Presidente grua në krye të Botës, vazhdon, dhe është më e shëndetshme se kurrë në rrugëtimin për t’iu bashkuar edhe gra të tjera që e ndihmojnë me sinqeritet sho-shoqen. Hillary Clinton ishte një propozim femëror fantastik për botën. Por u neglizhua. U paragjykua. Iu mveshën tipare si një grua e shkuar, thuajse e mërzitshme. Në njërën anë, dukej sikur e gjithë bota thërriste për një kandidate femër në krye të saj. Në anën tjetër, aftësitë dalluese të saj që lidhen edhe me karizmën personale, iu atribuan një buzëqeshjeje falso, që nuk thotë asgjë. Askush nuk shihte më një Hillary të ndjeshme ndaj problemeve të gruas, edhe të revoltuar pse jo, por një Hillary që kërkonte fitoren ! Një Hillary që thoshte “Unë dua të bëhem Presidente!” në vend të “Jam e trishtuar për gjendjen e gruas, e si e tillë dua ta shoh me pozitivitet, edhe brenda vështirësive kandidaturën time. Dua të jem Presidente për ty! Për Ato!” Pamë një Hillary krenare, më shumë se sa një Hillary të vërtetë. Ky imazh iu përcoll në media. Këtë karakter dhe këtë imazh pamë në televizion. Si është Hillary e vërtetë? Thuajse askush nuk e di. Megjithatë energjia e fushatës ishte e jashtëzakonshme edhe për ne. Për gratë anembanë globit! Të gjithë prisnim që ajo të ishte Presidentja e parë grua e Botës. E Shteteve të Bashkuara, si edhe e çdo gruaje që dëshironte të ishte e dëgjuar dhe e përfaqësuar denjësisht në një foltore që është aty për publikun, jo për kandidatët. 

Në rrugëtimin që është detyrim qysh kur lindim: Të ndihmojmë çdokënd kur e kemi mundësinë. Në këtë kontekst, asnjë linjë sado e hollë shantazhi psikik apo bezdisjeje nuk mund të na ndihmojë ne, gratë të bëjmë përpara me elegancë dhe devotshmëri qytetareje pozitive karshi publikut, por edhe me devotshmëri feministeje të barazlarguar prej çdo interesi meskin në kuptimin e ngjeshur të fjalës. 

Chelsea Clinton, sepse (si pjesë e një familje politikanësh) e njeh politikën edhe nga pikëpamja akademike. Sepse është një grua ‘cool’ ; pa butafori e thënë! 

“Cool do të thotë thjesht Vetvetja!”

Sepse të rimendosh të zgjedhësh një Presidente grua në krye të Botës është zgjedhja e gjendjes së krijuar prej problematikave që lidhen me të. Sepse Chelsea Clinton mund të jetë ‘zëri që dëgjohet i Hillary Clinton! Është më e re, më energjike dhe patjetër një kandidate perfekte për SHBA- të. Edhe si gruaja e parë Presidente! 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares