Op-ed

Princërime self-made në një Shqipëri në tranzicion të rëndë politik global – kjo butafori gjeniale!

Nga  | 

Silvi Bakiri

Të futesh në privatësinë e tjetrit: në celular, në çantë, në mjetet personale është krim kibernetik dhe krim, i sanksionuar sipas ligjeve të çdo vendi të lirë të Europës dhe Botës. Nuk ka asnjë mundësi që vetëm sepse dikush ka dëshirë të të vjedhë të dhënat personale, të përgjigjet në vend të miqve në facebook ose të krijojë situata konfuzioni për lojë, pushtet, bezdi; të justifikohet, jashtë një territori ku i është lejuar të veprojë sipas dëshirës . Aktorët duhet të funksionojnë sipas filmit. Piktorët, në kolonitë e tyre. Poetët, shkrimtarët kanë rrethet e tyre, zakonisht nëpër librari ose biblioteka.
Të shpikësh mekanizma apo t’i shkosh nga mbrapa mekanizmave; adoptuar, për të “shplarë” mendimet, është një mënyrë që edhe në trajtën e ‘lojës’ mund të sjellë pasoja të rënda. Nëse e kupton, mirë. Nëse jo, duhet të pëballesh me reagimin e sistemit (popullit) që i përgjigjet gjithnjë pozitivisht një mekanizmi, gatuar për të. “Nëse ke mendime negative, do të ndëshkohesh!” Qysh në çastin që ky mekanizëm “pranohet” prej subkonshit, dalëngadalë individi fillon të pastrohet mendsh. Që sipas dikujt mund të konsiderohet edhe : të bëhesh pozitiv/e!

‘Të talentuarit duhet automatikisht të përjashtohen nga mekanizma të tillë, të cilat në disa vende mund të aplikohen, për arsyeje të ndryshme.’ mendoj

Të mendosh ç’të duash. Lëri mendimet të të përshkojnë trurin dhe trupin. Mendim pas mendimi, në ngjitje, kupton se mendimet duhen ndarë. Një mendim që ndahet pozitivisht (duke u parë me pozitivitet) nga audienca ose personi përballë (i cili sërish percepton me pozitivitet atë çka thua) krijon një komunikim pozitiv me mendime të çlirëta.

‘Ti nuk më vendos dot mua notën në profesionin tim, por mund të japësh një mendim për të. mendoj

Ashtu sikurse nuk mund të më mpakësh qenien thjesht,
sepse ti mendon që kështu është e drejtë!

Gjithashtu, nuk mund ta shndërrojmë një vend, prag integrimi në Bashkimin Europian, në një principatë tekanjoze. Për mandat. Ose për qejf. Shqipëria është Republikë Parlamentare dhe institucioni i Dukës, dukeshës, diktatorit ‘ ‘ me shokë e me shoqe, mendoj me bindje se nuk ka vend as për kohën dhe as për vendin. Princërimet, sado pozitive qofshin, nuk mund të funksionojnë në 2019.
Kush do ta fitojë fronin ? unë, apo ti. Apo ajo. Ajo duhet të jetë super, ndërsa unë diçka më pak. !
Gjendemi në një tranzicion të rëndë politik globalisht, nga i cili Shqipëria nuk bën përjashtim sepse e tillë është kërkesa e spontuar sipas ‘stuhisë’ së elitave të saj. Çdo pretendim tjetër vocërrak i referohet thashethemnajave të një niveli ‘ jashtë ‘. Çdo çukitje në ndërtimin e opinionit të njerëzve të rëndësishëm të një shoqërie post-moderne (ku nëse dëmton dikë, me fjalë dhe vepra, penalizohesh) duhet bërë me kujdes! Natyrisht që, diplomacia dhe politika nuk kuptohen pa njëra-tjetrën. Opinioni, elitat që kërrusin ‘ talentet ‘ – tipikisht e vendeve të vogla, në shumë mënyra na tregojnë se disa politikanë dhe politika janë krejtësisht gabim! (niveli : Si të ka parë për herë të fundit partneri potencial i 13- të në radhën e kandidatëve, ashtu të bëhesh!) Po flasim për një shoqëri post-moderne.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares