Psikologji

“Cilat janë pikat e mia të forta”

Nga  | 

Pse duhet t’i lëmë të tjerët të na godasin në pikat tona të forta për të forcuar getot e interesave që gjithsesi mbeten të tyret! Pse të mos pyesim: Cila është pika ime e fortë dhe si mund ta përdor këtë për mirë? Pse të mos i bëjmë edhe të tjerët të kujtojnë pikat e tyre të forta, për t’i ringjallur faktorin X. Pse të mos ulemi me veten, duke pyetur: Çfarë kam tërheqëse, që mund ta përdor me më shumë forcë?

Të gjitha këto, natyrisht, që kanë një çmim. Çmimi parësor mbetet besimi te vetja, i cili nuk mund të ketë çmim. Megjithatë, pika ime e fortë, duke kontribuar në një grup pune që më përshtatet mund ta bëjë edhe më të bukur potencialin tim për të qenë pse jo, edhe një Kryeministre e ardhshme. Pse jo, edhe siujdhesë e një mekanizmi fantastik dhe pozitiv që mund ta ndryshojë botën time (në kuptimin e filozofisë që më bashkon me të tjerë). Çfarë ma zbeh ndikimin personal në ambjentin ku rri? Kjo, për të kuptuar se një energji e atillë negative nuk duhet të ketë asnjë kontakt me një raport të shëndetshëm midis kolegësh, miqsh, ose edhe partnerësh. Pra, sa mirë e kam kuptuar unë se jam vetëm unë që mund ta ndihmoj kopshtin tim zoologjik, për një ndikim edhe më të mirë për “Paqen në botë”? Jo gjithmonë mund të kuptohet kjo vështirësi, mes vedi, e aq më pak të bëhet e lexueshme për ‘botën e jashtme’. Sepse, “sistemi” punon në mënyrë të tillë që nga njëri krah është kundërshtues, shtytës dhe pra, negativ ; ndërkaq, punon në mënyrë tepër joshëse për ‘grupin e interesit’. 

Për të kaluar te pyetja: Cila është pika ime e fortë? Karakteri. 

Mekanizmi im është i thjeshtë: Ji vetvetja! sb

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares