Frymëzime

Të ndërtosh një opinion fals vs të blesh një akullore teksa bie shi

Nga  | 

Të harxhosh energji të mëdha për ta kthyer një person të talentuar në një fare të zakonshëm dhe një person mediokër në një personazh të super-paguar, është të luash shah me veten, vetëm, e ku çuditërsht humbet po prapë vetë – mendoj. Në ka diçka qesharake kjo situatë vetmie e akullt është tendenca për të rivendosur kontroll mbi të tjerët “si një herë e një kohë”, kur ti thua a mendon se paske qenë i/e fuqishme. Duket, se e gjitha ka qenë në funksion të vetes, për veten, me askënd tjetër që mund të të mësojë, a të më mësojë sadopak tejkalimin e vetvetes. 

Çfarë mund të më bezdisë me një akullore, në një kohë gri, me fytyra të ngrysura? Përpos lotëve të krokodilit dhe hipokrizisë servile tënden, shkëlqimit të rremë të një fitoreje që s’është jotja, moskuptimit absolut në terma të fyerjes tënden, që gjithsesi nuk i braktis ballot e idiotësisë me perandoresha vogëlsish, ultësish, bjerrjesh për çdo tentativë vlerësimi që shkon për lart. Çfarë mund të më shqetësojë, përveç se ëndrra e mbetur përgjysmë e një gruaje të bukur, për t’u martuar me burrin e ëndrrave të saj. / Silvi Bakiri

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares