Op-ed

Froni i Shpatave në Shqipëri?

Nga  | 

Silvi Bakiri

Nëse do jetoja në një sallon nusesh, që gjendet supozojmë, pikërisht në Kryeqytet, gjëja e parë për të larguar iluzionin që krijohet prej bardhësisë absolute krahasimisht me diametralisht të kundërtën “jashtë”, është të përpiqesha të kuptoja se përse qytatarët tanë kanë kaq shumë dëshirë, përherë e më të shtuar për të qenë pjesë e po themi një “show”, që mund t’i bëjë “të njohur”, me të gjithë ngjyrimet që termi mund të mbajë. Nuk ka asgjë të gabuar në dëshirën e secilit për të lënë gjurmë të rëndësishme në jetën e vet. Problemi fillon me konfliktin që krijon nocioni i “spektaklit”. Pyetja nuk është se përse dëshiron të jesh pjesë e një show.

Kjo është pyetje që i referohet “show- t” dhe jo personit, apo personalitetit. Pyetja është: Përse dëshiron të bëhesh i njohur/i famshëm? Nëse të njëjtën pyetje do ta kthenim në trajtë Vox Pop-i : “Pse kërkon të njihesh?” jam shumë e bindur se shumica e njerëzve do të kishin një përgjigje. Sepse shumica e njerëzve në vende të vogla (që nuk është rast eksluzivisht i Shqipërisë) janë më shumë se sa të ndikueshëm prej shembujve a historive të suksesit që diku janë reale, e diku tjetër janë të ekzagjeruara – shpesh për të na dhënë zemër – me qëllim që gjithësecili të krijoj një ‘ideal më të lartë’ për veten aktuale.

Problemi dhe konflikti në gjithë këtë qëndron në masën që njerëzit arrijnë ta projektojnë veten e tyre më të lartë? Dhe pyetja që vjen fill pas kësaj: Deri në ç’pikë një person, të themi; tepër i rëndësishëm, mund të kthehet në pafajsinë e të qenit VIP? Pra të kthehet në një njeri të zakonshëm, në kuptimin më normal të kësaj fjale.

Unë besoj se personat e rëndësishëm mund të bëhen shumë më kollaj të zakonshëm, me kusht që të gjenden në një situatë ku personat e zakonshëm të kenë mundësi të vërteta të promovohen në fushat ku spikasin më tepër si talente. Sa % ze pushteti si koncept, në shumë njerëz që dëshirojnë të bien në sy, me mënyra të ndryshme, apo edhe thjesht duke dhënë më të mirën e tyre (gjë që është racionale dhe e vetëkuptueshme nisur qysh prej ‘të bien në sy’.. ; pra nuk ka vend për të paragjykuar). A mund të mendohet se dikush mund të përmbysë potencialin për sukses, brenda 24 orësh, me një lëvizje të gabuar. Po dhe jo.

Po, nëse jetojmë në realitete të impostuara por jo të përshtatura. Jo, nëse kuptojmë se Shqipëria është e orientuar drejt sportivitetit perëndimor, si të thuash; pa futur Amerikën e dikurshme: shpejtësinë, orientimin për nga format shumë më tepër se sa për nga përmbajtja, flagrancën, sasinë etj. I gjithë pyetësori do të shërbente për të kuptuar tendencat. Çfarë dëshiron një qytatar i mesëm shqiptar? Dëshiron të garojë, të konkurrojë, të dalë i pari, të bëhet i famshëm, i suksesshëm, i shkëlqyer në një profesion? Nëse, referuar vox pop- it të supozuar, askush nuk do të mbetej pa u përgjigjur në mënyrë specifike mbi pse- në e të kthyerit në një person të njohur, a nuk do të kuptonim me këtë se sa të influencueshëm mund të jemi për t’u bërë VIP-a edhe sikur vetëm prej një pyetje që e bërë në mënyrën e saktë mund të hapë shumë porta ëndrrash e ëndërrimesh. Them se po. 

Çfarë dëshiron të jesh? Sa larg mund të shkosh, me inputet që ta mundësojnë ëndrrën tënde? 

Askush nuk do të heshtte pas pyetjeve të tilla. Ashtu sikurse do të ishte tepër disfatiste për intervistuesin/en nëse nuk do të kishte në mendje një plan të vërtetë mbi realizimin e secilës përgjigje. 

“Game of Thrones” do të ishte absurde nëse pyetjet e mësipërme i janë drejtuar të gjithëve; duke i bërë në këtë mënyrë të mendojnë për premtime të nëntekstualuzuara, pa ia bërë të qartë se ëndrra të ndryshme kërkojnë të njejtin angazhim, me inpute specifike. Ky rreth do të ishte plotësisht i realizueshëm në vende ku të gjithë vendosen në të njejtin start, dhe rezultati i përcaktohet pasi kanë bërë të njejtën garë. Vendet perëndimore janë më të prirura ta pranojnë edhe sikur një konkurrencë jo të drejtë, vetëm për t’i dhënë mundësi të gjithëve.

Ndërkaq vendet “Froni i Shpatave” janë selektivë, negativisht, edhe në individë me prirje dhe talente të vërteta. Në kuptimin e logjikës së shkencave politike: pushteti duhet të jetë mjeti! Gjithçka e mirë vjen me pas, për vende që dinë ta përhapin duke e përshtatur mjetin me kontekstin. 

BE- ja dhe Shqipëria, së bashku me shpirtin Ballkanas, por edhe me ëndrrën për një Shqipëri të madhe, ia kanë dedikuar çdo prirje përpara Perëndimit, Shteteve të Bashkuara dhe Europës së Bashkuar. Për këtë arsye, nuk mund të funksionojë Froni i Shpatave.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares