Personale

Librat dhe jeta e bukur

Nga  | 

5008C2E4-C1E4-4651-8EC9-3D24C54AB97C

Është e vështirë të jesh një vajzë klasike, nga ato “normativet”, që edhe pse duke qenë shumë të mira, harrojnë të aplikojnë atë çka na bën të ndryshme, ose special! Por ndonjëherë ndihmon kjo gjë, në punët 8- orarëshe, ku me prakticitet, mund të mbyllësh një ditë me sukses. Për këtë arsye, duhet me qenë të dyja: pak joklasike (sporty) por pse jo, edhe pak normative. / gw

Çfarë e bën Silvi Bakirin të ndihet ‘special’   ?

Vetvetja, me njerëzit e duhur.

Çfarë të pëlqen më shumë nga vetja? 

Toleranca.

Si do të ishte për ty një ditë e veçantë? 

Një ditë e ngarkuar me shumë punë, nga ku mund të bëj edhe gjërat që dua. Si për shembull: Të shkruaj, si edhe të shkruaj për Gentlewomen Mag.

Çfarë do t’i sugjeroje moshatareve të profesionit tënd, ose jo vetëm, për t’u ndjerë ndryshe?

Qëndro vetvetja. Lejo të ndihmohesh. Komuniko shumë, për të kuptuar se kur komunikon, kupton shumë më mirë, ose edhe gjithçka.

Cilat janë pikat e tua forta?

Buzëqeshja (kur më vjen), sensi artistik (aspak në dyjëzim), por vetëm duke u pasuruar, talenti në të shkruar (por edhe në të komunikuar). Më fal për mungesën e modestisë.

Cilat janë ato  vërteta që nuk dëshiron t’ia besosh askujt, e që ti i konsideron speciale?

Dikur e bëja me një mikeshë tepër të afërt, që sot ndodhet në Francë. Në fakt, ka qenë shoqja ime e bangës. Sot, e bëj me mamanë time! Askush nuk mund të të kuptojë më mirë, në një trajtim të njëjtë (duke e krahasuar me mikeshat).

Çfarë e bën partnerin e ëndrrave të tua të veçantë? 

Thjeshtësia. Kultura. Të qenit feminist.

Çfarë është veçantë: një libër i vockël me brendí, apo një libër voluminoz i tipit Sophie Kinsella? 

Një libër i vockël me brendí.

Cila është strategjia e mirë për  “mposhtur” armiqtë?

Nuk kam armiq dhe nuk ndërtoj strategji.

BB3A7CDE-391F-43EB-8676-ABF826D70097

A ndihesh speciale, tash’ që flasim? 

Po. Shumë më shumë  se.. 15 vite më parë.

 

 

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares