Letrart

Ato duan karaktere!

Nga  | 

Të jesh produkt i Akademisë së Arteve, Tiranë është një fat i jashtëzakonshëm, kam përshtypjen. Por sa munden aktorët tanë të kuptojnë logjikën e një ëndrre dhe logjikën e një profesioni, i cili zhvillohet kryesisht jashtë Shqipërisë.

A jam unë një aktore? E nëse po, cili është roli im. Nuk e dimë. Por dimë që:

1. Nëse unë jam ose do të jem në një rol filmi, duhet ta kem të qartë se cili do të jetë ai.

2. Po sikur, gjithë kafshët e pyllit të më hidhen për të shqyer rolin tim.., kush më mbron në këtë terren të tmerrshëm? A duhet ta bëjë të qartë se çfarë djallëzie fshihet pas një profesioni të tillë? Po, jo. Natyrisht që duhet ta kem të qartë rolin tim, dhe gjatë atij të mos ngacmohem në kuptimin më terapeutik të fjalës.

3. Pse duhet të pranoj sfumatura ose sfumime të tipareve të mia të natyrshme? Pse duhet ta hap siparin e këtij profesioni të madhërishëm në “smog”, me tipare krahasimisht më pak se dikush tjetër? Pse duhet ti të më hetosh “kulturën” ndërsa jam në gjendje filmike? Nuk ka asnjë arsye.

4. Pse duhet të mbaj dy kunguj nën një sqetull, kur shumë mirë mund të zgjedh një rol të vetëm: një në film, një në jetë!

5. Pse duhet të “vras” dikë tjetër për të marrë një rol filmi?!

6. Pse duhet të pyes veten, ose të vendos në dyshim rolin tim në jetë, vetëm për insinuata negativiteti qashtërsisht keqdashës? Jemi në një terren ujqërish.

7. Më pyete ti mua përpara se të më vendosje në një terren të caktuar (ujqërish)? A kam bërë unë audicion për këtë gjë?

Po, disa herë – madje shpesh, në shtëpi.

8. Si funksionon audicioni për të qenë pjesë e një filmi? Ku bëhet?

Pse duhet të jem kaq ngatërrueshëm dhe në smog, kur talenti im është kaq saktësisht i pozicionuar. Edhe në kinematografi.

9. Pse duhet të vendosësh ti për mua, nëse ke një historik inati me mua, e të cilin unë s’e njoh? Jemi në një terren ujqërish.

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares