Op-ed

Pse dorëheqja është gjëja e duhur?

Nga  | 

Silvi Bakiri

[E para, askush nuk ushqen dot asnjë simpati për dikë që reciton. Sepse, qashtërsisht fjalët sado të bukura qofshin, nuk burojnë prej teje . Gjithashtu, askush nuk ka e nuk mund të ketë mendim të qëndrueshëm për dikë që ndikohet në çdo sekond, ose ndryshon mendim (jo thjesht opinion) sekond pas sekondi.]

Donald Trump ka treguar se të spostohesh nga pushteti do të thotë t’i lësh të tjerët të kuptojnë se sa i rëndësishëm je për të. Për pushtetin e qeverisjes dhe jo për qeverisjen e pushtetit. 

Duket qartë se qëllimi është pra mandati, dhe jo ajo çka mund të përfitohet nga frymëzimi tipik prej lideri. Dorëheqja do të ishte gjëja e duhur për t’u bërë, sepse do të jepte mesazhin e qartë se ‘politika ime i dedikohet vërtetësisë dhe jo diçkaje të lënë përgjysmë, për t’u rifituar dhunshëm në mandatin e ardhshëm’, apo diçkaje të përfunduar, për hir të përfundimit të një misioni ngushtësisht personal. Në një Shqipëri që nuk është imja . Do të jepte gjithashtu mesazhin e qartë se vërtetësia është ajo çka më frymëzon për të qenë ky/kjo që jam! Megjithatë,  politikat e këmbënguljes mund të shërbejnë edhe si një presion i lehtë kundrejt opozitës (kushdoqoftë ajo). Përsëri: Mandati nuk është qëllimi dhe as misioni ! Qëllimi dhe misioni është të relaksohen palët brenda situatave që i tejkalojnë interesat e kujtdo tjetër.

E gjithashtu, t’i jepet Çezarit ajo çka i duhet edhe Helenës, e cila historia ka dashur ta kthejë në ikonë, po. Helenat e së tashmes, nëse ekzistojnë, ndodh të zhvishen nga çka natyrshëm mund të kontribuojnë në shoqërinë post-moderne – për t’iu përshtatur dashje pa dashje së zakonshmes. Dorëheqja, gjithashtu do të sillte edhe pushimin e duhur, për të menduar një qeverisje më autentike, e cila identifikohet me fjalën e saktë, punën e mirë dhe mendimin pozitiv që i përgjigjet praktikës politike, dhe jo ndonjë balloje martesore ku ai a ajo që ‘vendos gruan’, vendos edhe politikëbërjen 

Dorëheqja do të ishte zgjidhje edhe për një Shqipëri që ashtu sikurse Qyteti i Mëkatit do ta kthente politikën në funksion të artit dhe jo anasjellas. Do të ishte zgjidhje edhe për veprimet arbitrare që shkatërrojnë familje dhe jetë njerëzish. Do të ishte zgjidhje edhe për shumëkënd që është në pritje, aspak për protagonizëm të thekur, por për të qenë aty ku duhet të kishte qenë, ose ku do të dëshironte të ishte, sipas asaj që di të bëjë më mirë. 

Engjullizimi ekziston vetëm në qytetin e ëngjëjve, të versionit Nicolas Cage. 

Gjithçka tjetër, është produkt racional i çka kam investuar për veten ! 

Mënyrat për të diskretituar individët dhe veprat e tyre janë të pafundme. Dorëheqja, edhe sipas kësaj logjike të munguar, do të ishte gjëja e duhur për t’u bërë. Historitë njerëzore të të tjerëve nuk mund të zënë pamjen e historisë time. Historia ime është e para. Jam në kohën dhe vendin e duhur për të dhënë dorëheqjen edhe si një qytetar/qytetare “e keqe” e vendit tim. Jam në kohën dhe vendin e duhur edhe për të ndryshuar mesazhin e të rinjve të tjerë, që duan të ndjekin një profesion të ngjashëm me timin. Jam në kohën dhe vendin e duhur për t’ia nisur nga e para, edhe nëse e djeshmja nuk premtonte shumë. Mendimet e errta e që i referohen ndonjë spiraleje të errët ultësish (të çfarëdo tipi qofshin), nuk janë problematikë votuesish. Dhe si e tillë, nuk mund të gjykohen negativisht. 

Ende nuk është e ndaluar të mendosh. 

[Mendimet pozitive janë më të mira se mendimet negative, por më e mira e të mirave është ndihma që të gjithë mund të japim për të ndryshuar mendimin e tjetrit. Nëse ky është negativ. Nëse jo, përforcoje mendimin tënd pozitiv duke mos imponuar djallëzi të njohura. 

Informacioni është i gjerë mjaftueshëm për të kuptuar çfarë është e vërtetë dhe çfarë është e rreme, dhe si e tillë e padobishme në termat e një investimi.]

Trajtimi i njëjtë prodhon pasoja të njëjta, e në këtë kuptim, nuk duam që historia të përsëritet.

Flasim për histori që bëjnë sens në vitin 2019!

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares