Personale

Të ndryshosh jetën krejtësisht në një ditë

Nga  | 

Nëse do të kishe mundësinë e shumë zgjedhjeve, dhe nëse hapësira e kushtëzimeve do të ishte e pakufizuar, çfarë do të bëje me jetën tënde? 🤒

Do të ishe bashkëshortja e ndonjë pasunari apo do tē zgjidhje rrugën e ndjenjave? Do të ishe viktimë vulgare apo viktimë e sofistikuar e një tregu të paracaktuar, dhe pra të kufizuar. Do të ishe një lojtare e dobët, apo një vrarëse kohe që e dashuron privatësinë?

Po nëse e gjitha kjo do të ishte një reality show, çfarë do të nxirrje në pah, për ta bërë veten jo thjesht protagoniste në të, por një fituese e vërtetë?

Unë jam unë. E drejta ime është të mos ma marrë askush atë çka unë jam. Gjithçka tjetër është e negociueshme!

[🌻 sejcili e ka për detyrë të ndihmojë. Por jo në një garë. Nëse ke pranuar të marrësh pjesë në një garë, luani dhe tigri duhet të jenë plotësisht vetvetja.]

Çfarë më bën mua një mace të pamëshirshme, nëse po kërkoj thjesht lumturinë me shijen e verës së vjetër? A ekziston macja e pamëshirshme? Ndonjëherë.

“Unë do ta ktheja jetën në një aventurë të mrekullueshme. Por, para së gjithash do të shmangia kundërshtarët që ma vështirësojnë këtë proces. Pastaj do të miqësohesha me gjithë të tjerët. Nuk ka njerëz të mirë dhe të këqinj. Gjithçka që bëj kthehet te unë në një mënyrë ose në një tjetër, e prandaj lufta duhet të spostohet te vetvetja. Nuk luftohet tjetri.” Mara

Lili ishte shumë e dashuruar. Në një çast bëri një zgjedhje tjetër. Me ndihmën e disa miqve të mirë, kuptoi se dashuria për veten është më e rëndësishme. Ajo zgjodhi të emigrojë për të ndërtuar një jetë jashtë Shqipërisë. Lili bëri një zgjedhje të dhimbshme por të domosdoshme për vetveten, edhe në kuptimin e familjes. Provincat, tradicionalisht janë tepër të vogla në çdo kuptim, për të ndërtuar histori të mëdha e që lënë sadopak shije të mirë.. !

Opinioni yt është në kohën dhe vendin e duhur për t’u bërë si një sallon qē zgjerohet, ose si shtëpitë e vogla që kthehen në vila, në Provincë. Në qyteza. Ose, në vende të vogla!

Çdo histori ka një anë qesharake. Nuk ka asnjë arsye racionale që diçka të mos shkojë mbroth me një djalë apo një vajzë të lirë, në një shoqëri të lirë, në një familje të lirë, në një vend normal. Pa njerëzit që i vështirësojnë situatat pa asnjë pengesë, ose që e ndërlikojnë ekuacionin e jetës.

“Bota mbetet gjithsesi një fshat i vogël. Por jam unë që e zgjedh gjithçka për veten time, në sajë të komunikimit. Duke mos pranuar kategorikisht ndonjë notë patetike që rrezikon jo vetëm mua, por edhe Sistemin: me mekanizma të tjerë – më të shëndetshëm.” Besa

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares