Prijëse

Vajzat pas djemve?

Nga  | 

‘Hë pra hë, atë duam edhe ne.

Çfarë mund të bëj që Grabocka të më gjejë një burrë dhe Henri një master? 

Pyetja që shtrohet në këto raste: Si mundet që një burrë shteti ose përgjithësisht burrat e shtetit të argëtohen në këto kushte, kur vajzat vuajnë mungesën e komunikimit dhe izolimin si pasojë e një sistemi xheloz, iniciuar qysh prej gjërave dhe situateve më banale e deri tek ato më seriozet?! Një sistem që vret vajza nuk e do askërkush sepse para së gjithash nuk kupton Biologjinë e klasës së katërt, nuk frymëzon, dhe jemi pikërisht “ne, vajzat” që biem, përpara kujtdo tjetër, e një injoranti ose injoranteje (kujdes: injorante nuk do të thotë të jesh indiferent/indiferente, por do të thotë të ndërtosh një sistem të tërë vlerash ku injoranca vendos standarde: herë veshur si Madame, herë si konkurrente modelingu, herë si aktore, herë si mashtruese e rafinuar dhe e shkathët (vetëkuptueshëm). Në disa raste, edhe si fanatike. Si mundet një person kaq injorant të kryesojë sistemin tënd duke të të siguruar lidershipin. Edhe mbi kurrizin e vajzave shumë të mira? Ti e njeh mirë sistemin tënd apo bën sikur s’e njeh? Dhe nëse e njeh, ke turp të pranosh injorancën tënde apo ke turp të rrezikosh për të ndërtuar një sistem më të shëndetshëm? A është ky sistemi yt? Nëse po, a të vjen për shtat? Nëse jo, pse nuk e ndryshon? 

A nuk duhet t’i jepen shumë shanse njerëzve dhe asnjë shans sistemit? Nëse mekanizmi i sistemit tënd të thotë se ti je absolutisht më i miri, a nuk duhet racionuar ky mekanizëm, meqënëse realiteti është dhe do të jetë një shpullë e fortë, por e domosdoshme. Pse duhet një burrë të përzgjedhë një grua, apo aq më keq një grua të zgjedhë një grua për një burrë, duke mos e njohur as atë grua dhe as këtë grua? 

Nuk funksionon kështu. Sistemi yt është i gabuar, fanatik, persekutues. 

Këshilluesja jote është paradoksale. Këshilluesja duhet të jetë këshilluese dhe jo një kandidaturë për martesa liberale. Strategjkisht në kundërshti të plotë me gjithçka që mendon, thotë dhe bën ; një elitare e vetëshpallur që sindërton standarte në kundërshti me atë që duhet të jenë elitat. Një burrë shteti është me këmbë në tokë. Vajzat, para së gjithash. Shkolla dhe burri nuk kanë asnjë lidhje me njëra tjetrën. Qeverisja dhe martesat, po ashtu. Historitë e tua nuk frymëzojnë më askënd sepse janë false. Lojërat me gra, që përdoren si topa janë tmerrësisht shumë të ulta. Faji nuk mbartet. Dashuria është e pazëvendësueshme. Vetja, e shtrenjtë! 

Sistemi yt nuk funksionon. Është ose “autik” ose i nxituar. Pa ekzagjerimet që duhen: ndonjëherë, kur kërkohet; me ekzagjerimet e gabuara  (një fytyrë tepër thatime me një trup tepër të shëndetshëm).

Kjo është arsyeja që sot je vetëm!

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares