Prijëse

Me, myself & I

Nga  | 

Kënga e së famshmes Bebe Rexha jep një mesazh tepër të rëndësishëm për vajzat dhe gratë. Të qenit më vete, në vete, me veten ndihmon për të kuptuar:

Kush jam.

Çfarë dua të bëj me këtë që jam/kam.

Ku dua të arrij.

Këto tri pyetje të rëndësishme përcaktojnë edhe pritjet e mia, në kuptimin e “asaj çka pres” prej vetes. Në një projeksion personal, zhgënjimet mund të bëjnë që vetëvlerësimi të ulet dhe edhe rrugët që zgjedhim të na çojnë në shtigje tepër të errta / 1

Pra, është me rëndësi primare të frekuentoj njerëz që më vlerësojnë.

Është me rëndësi primare të respektoj autoritetet & autoritetin si hierarki njerëzore.

Është me rëndësi primare të gjej zgjidhje, edhe duke u respektuar prej kujt nuk e ka dashur këtë respekt.

Është shumë e rëndësishme të delegohet (pa kënde) gjithçka që thuhet dhe veprohet. Kështu e bëjmë të kuptojë se ligësia nuk mund të glorifikohet.

Unë, unë & unë është e vetmja mundësi që nuk mund të negociohet. Opinionet që kthehen në status duhet të mbeten opinione. Përndryshe, kthehen në Shpifje dhe këto të fundit, ndonjëherë, në standard. @gentlewomenmag

 

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares