Op-ed

Sharlatanë që pretendojnë ndarje balzakiane në vitin ‘19

Nga  | 

Personalitet e mëdha dhe njerëzit e famshëm takojnë njerëz të thjeshtë, edhe nga turma (nëse mund t’i vëmë këtë emër). Njerëzit më pak të famshëm  ç’nuk do të bënin për të arritur targetin e tyre të famës. Ç’ka mbetet, sheh punën e vet. E thënë në gjuhë popullore.

Të takosh personalitete, të qëndrosh për disa orë me ta, ose edhe thjesht të shtrëngosh duart, shpesh nuk do të thotë asgjë. Garancia që thërret për standard e këtyre personaliteteve, thërret edhe për mbrojtjen e klasës së tyre! Aty ku përkasin, për atë që përfaqësojnë. Askush nuk do të guxonte t’i thoshte Megan Markle se talenti yt për aktrim është i dyshimtë. Pse? Sepse e ka të mbrojtur (njëfarësoj) klasën e saj. Gjithashtu, askush nuk do të vinte në dyshim se një gazetare tepër e famshme si Oprah Winfrey mund të zëvendësohej një ditë prej dikujt që ka takuar Michael Jackson dhe një standard krejtësisht abuziv ka vendosur se të takosh M.J është shumë më shumë se sa të jesh Oprah Winfrey.

VIP- at jashtë Shqipërisë, dhe pra VIP- at e huaj nuk e kancerizojnë territorin e tyre sepse kanë agjentë, ose menaxherë. Në Shqipëri standardet për t’u quajtur Very Important përcaktohen nga njohuri tepër të kufizuara, e që madje nuk do të bënin asnjërin/asnjërën profesionist; krahas jetës personale – në të cilën, të gjithë mund ta zgjedhim ta ndajmë me njerëz të njohur apo të panjohur (në kuptimin kombëtar a ndërkombëtar të fjalës).

Pozitiviteti që buron nga sinqeriteti, së bashku me profesionalizmin, do të bënin një individ të respektueshëm nga masat. Por jo në një vend me 3 milionë banorë.

Mundësitë bëjnë diferencën, por klasën nuk e përcakton pasuria. Flasim për territorin e VIP-ave! (…)

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares