Personale

Mos prit !

Nga  | 

0AB76E44-49D4-449B-B237-3540AB4E94DC

Histori me princër dhe princesha që zgjojnë vogëlushët nga gjumi e i vendosin po prapë në gjumë. Por nuk na thonë të vërtetën mbi jetën, ose së paku të na japin një moral mbi princin që pret princeshën apo e kundërta: Princesha “e zezë” që dëshiron t’ia bëjë të qartë princit se jam duke jetuar, nuk jam duke pritur.

E në fakt, princeshat dëshirojnë të jetojnë, pa i bërë askujt asgjë të qartë.

Sepse nuk pres asgjë nga askush. Sepse nuk m’i formulojnë të tjerët ëndrrat. Sepse nuk ma gjen dhe as ma merr ti partnerin e ëndrrave.

Sepse nuk më pëlqejnë KLISHETË e për këtë arsye nuk mund të jem princesha e askujt. Sepse një idiote, që është grua, është e falshme vetëm sepse është grua, e ky nuk është fat por logjikë racionale (që nuk ka të bëjë me matematikën) & as me atë çfarë tjetri apo çdokush dëshiron të ndërtojë duke shkatërruar.

Sepse të gjithë në çarçafët tanë jemi të lirë të bëjmë çfarë të duam. 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares