Op-ed

Si nxirren jashtë çdo Kompeticioni dhe konsiderate potenciale.. vajzat që shkelin sistemin “Matrioshkë”

Nga  | 

29091CEE-5454-4F2A-A09B-41AE34880CA1

Silvi Bakiri

Ajo kohë ka vdekur! Flasim për kohëra kur prindërit tanë mbanin frymën për në punë, por gjithashtu vuanin mangësitë prej të qenit “të izoluar”, brenda një territori që ja, gëzonte dy-tri kabina në Kavaleshencë, ose edhe ndonjë pushim në fshat. Me nja dy-tri figurina që çorbonin mendjen e ndonjë ministri: me shumë shumë konsideratë për postet e larta që i jepnin hov ndonjë gjyhnaqari.. Servilizëm, pavërtetësi jo thjesht në raportet njerëzore por para së gjithash në raportet me historinë, e cila duam apo nuk duam shkon gjithmonë përpara. Mendimi dhe sjellja pozitive sot i referohen veprave, dhe këtu nuk po diskutojmë për veprat e Enverit por për ato djem e vajza që kanë sjellë demokracinë për t’i dhënë asaj edhe një sens real e që tejkalon trokitjet e gotave në studio ku mund të bëhet gjithçka, por jo në cilësinë e firmëtarëve të dikurshëm, që kanë luftuar për Pavarësinë e Shqipërisë e që i kanë dhënë nurin final faktit se ky vend është i mëvetësishëm dhe ia ka dalë të mundë çdo mendësi që ia ngarkon barrën një shteti tjetër. 

Por edhe disa elemente “coca-cola” të kësaj kohe bëjnë mirë gjithashtu të kenë vdekur ; Elementë që përfshijnë vajza e djem në një treg martesor që politikisht i referohet kohës së revolucioneve, monarkive absolute apo Monizmit e ku tradicionalisht martesat bënin në një farë mënyre edhe qeverisjet. Është lebetitëse të artikulohet qoftë edhe një fjali me shijen e asaj kohe, ashtu sikurse është lebetitëse edhe të përçudnosh, të dhunosh, vrasësh. Ashtu sikurse, është edhe më shumë lebetitëse të ndërtosh një strukturë çfarëdo që i jep prioritet eksluziv meshkujve duke harruar ndryshimet biologjike që e bëjnë femrën të gjallojë me vështirësi të tmerrshme në fshatra, qytete apo civilizime të tëra që gëzojnë lehtësi absolute për meshkujt.

Meskiniteti dhe inati, apo aq më pak frika nuk kanë vend në vepra që janë qashtërsisht të gabuara. Në abuzim. Në dyjëzime që nënkuptojnë qëndrimin në vend, të kujt mundet të ketë Universin. 

[Nëse e dashura e një pasunari ose një individi të përfshirë në strukturën Matrioshka është më pak interesante, atëherë “shemra” ose “Vendi i Dytë” DUHET të jetë edhe më pak interesante, pse jo deri në bjerrje të plotë. Iniciuesit e këtij sistemi, fatkeqësisht, në disa raste edhe fatmirësisht, i referohen ‘viteve të Demokracisë’  Dashamirësit e këtij sistemi e që bëjnë politika të ngjashme, detyrimisht përshihen në këtë sistem. Që unë do ta quaja Martesor. E i cili, thjesht godet! Kufizon. Mpak. Eliminon konkurrencën.]

Si mund të krijohet një sistem më i drejtë në këtë kuptim? A mundet ta rregullojë “feja” këtë lloj raporti, të cilin në Shqipëri nuk e kemi më të dritëhijëzuar krah’ fesë?

Në Shqipëri nuk ka më martesa fetare. Raportet mëkat-vërtetësi nuk rregullohen në rrugë fetare, kështu që jeta ime nuk mund të varet, ta zëmë, nga një Prift i cili gjykon ku kam mëkatuar më shumë e ku më pak. Jeta ime mvaret nga mua, dhe mëkatet mund të bëhen të padëmshme në institucione pse jo të legalizuara, e pse jo si në kohën e Mbretit. 

Shteti ynë laik dhe demokratik (jo demokristian) ku oligopoli funksionon si biznes i thjeshtë, vazhdon të jetë suksesshëm Republikë Parlamentare. Matrioshkat, jo ato të Rusisë, janë sërish një dimension që duhet të kishte skaduar kohë më parë. Gjithçka që i referohet pushteteve personale e që nuk gjen projeksion në realitet, pa dyshim mund të jenë sukbjekt i ndonjë filmi artistik. Jo i llojit Matrioshkë. 😊

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares