Prijëse

A mund të jem unë një politikane?!

Nga  | 

Po.

Mund të jem një politikane shumë e mirë nëse njoh historinë e vendit, në të cilin pretendoj të bëj politikë.

Mund të jem një politikane shumë e mirë nëse qëndroj e shkëputur nga medikrioteti, i cili në vendet e vogla bën Ligjin dhe lajmin.

Mund të jem një politikane shumë e mirë nëse kam tolerancën dhe durimin për të kuptuar çfarë ka lidhje me mua dhe çfarë nuk ka lidhje me mua.

Mund të jem një politikane shumë e mirë, nëse mbështetësit më përfaqësojnë. Nëse mbështetësit e vërtetë nuk kanë shanse  të largohen kur/pasi e njohin personalitetin tim si politikane.

Mund të jem një politikane shumë e mirë nëse kuptoj se standardi im nuk është standard inatesh apo bezdish.

Mund të jem një politikane shumë e mirë nëse largoj nga getoja ime gra getosh! Nëse përfshi më shumë meshkuj feministë. Nëse lexoj dhe kuptoj se e vërteta është tri dimensionale dhe gjykimi vetëm 1.

Mund të jem një politikane shumë e mirë duke besuar, por edhe duke kuptuar historinë e vendit/eve.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares